Sport
Dueli mes Florian Markut dhe Stewart-it mbyllet me barazim, reagon boksieri shqiptar (VIDEO)
Published
6 years agoon
By
admin
Dueli në mes Florian Markut dhe Jamie Stewart, për titullin welterweight sonte ka përfunduar me barazim.
Florian Marku, i cili deri tani nuk ka asnjë humbje, nuk ka arritur të fitojë për herë të tetë në karrierë.
Stewart kishte dy fitore dhe asnjë humbje deri tani. Por tani ai ka të regjistruar një barazim.
Dueli i mbrëmshëm ka përfunduar në një barazim 76-76. Ky ka qenë vendimi i gjyqtarëve pas mbylljes së 8 raundeve, që e ka lënë të irrituar boksierin shqiptar. Marku është ndjerë i vjedhur nga gjykimi i këtij “match”-i, duke shpërthyer në deklaratat pas sfidës.
“A po talleni me mua?! Nuk e besoj dot. Këta gjyqtarë dinë një m*t nga boksi. Unë e di çfarë boksi është ky, si i vendosën pikët. Ai më goditi vetëm njëherë pastër në kokë. Unë po i shtyja, i dhashë gjuajtje të pastra, e ula në tokë, pastaj u ngrit prapë. I dhashë shumë gjuajtje të pastra, nuk di se çfarë tjetër mund të jetë boksi.
Po na shkatërrojnë karrierën kështu. Si mund të na e japin këtë duel barazim. Po, ai është një kundërshtar i vështirë, përgëzime për të. Mori grushta të mirë dhe nuk u rrëzua përtokë, Por a ishte ky një barazim?! Nuk e di ç’të them, jam shumë i zhgënjyer me të gjithë gjyqtarët. Mbase nuk më pëlqejnë mua. Ndoshta shikon flamurin shqiptar në kokën time dhe nuk më pëlqen, pasi ky nuk ishte një barazim”, ka deklaruar i irrituar Florian Marku.
Alsat







