Connect with us

Sport

Joshua i pamposhtur, fitoi edhe ndaj Pulev-it

Published

on

Anthony Joshua ka arritur të mbrojë titujt e tij në kategoritë, IBF, WBA, WBO dhe IBO, pasi mposhti bullgarin, Kubrat Pulev, shkruan “Zeri.info”.

Ai fillimisht në raundin e tretë arriti të nokautojnë dy herë kundërshtarin e tij, Kubrat Pulev.

Kurse, pas disa raundeve emocionues, Joshua arriti ta nokautojë Pulev-in edhe në raundin e nëntë.

Po në të njëjtin raund, Joshua bëri gjuajtjen përfundimtare, duke e nokautuar kundërshtarin për të katërtën herë, gjë që ishte edhe vendimtar për fitoren e kampionit.

Pas përfundimit të meçit, Anthony Joshua ka dashur të thotë vetëm disa fjalë.

“Më pak fjalë, më shumë aksion, më pak fjalë më shumë aksion. Nuk dua as të bëjë intervistë, dua vetëm që fansat ta vlerësojnë. Urime Krishtlindjet, shihemi në 2021”, ka thënë Joshua.
Joshua e nisi meçin me një qetësi dhe vazhdoi me një disiplinë gjatë gjithë ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=37XzHzxqXJE

 

Alsat