Connect with us

Business

57 barnatore u hapën gjatë pandemisë në Kosovë: Vjet u importuan barna në vlerë rreth 90 milionë euro

Published

on

57 barnatore farmaceutike janë hapur që nga fillimi i pandemisë në Kosovë. Ndërkohë, pesë prej tyre janë mbyllur gjatë kësaj periudhe. Gjatë vitit pandemik, në Kosovë ka pasur rritje të importit të barnave farmaceutike dhe produkteve dezinfektuese.

Rreth 90 milionë euro ka qenë vlera e importit të barnave medicinale gjatë vitit 2020. Importi i këtyre produkteve ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2019, e që rritje të importit ka pasur edhe për produkte dezinfektuese.

Viti 2020, i njohur edhe si viti pandemik ka shtuar konsumin e barnave, ndërkohë që ka pasur edhe shumë hapje të barnatoreve të reja farmaceutike.

Arsyeja kryesore e kësaj rritjeje lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, ku përhapja masive e virusit që nga marsi i vitit të kaluar, e që po vijon, ka nxitur përdorimin e më shumë barnave.

Zyra për Informim e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në një përgjigje për KosovaPress, tregon se sa barnatore janë hapur që nga fillimi i përhapjes së pandemisë në Kosovë. Por, në të njëjtën përgjigje, pavarësisht interesimit, nuk është treguar edhe sa kompani farmaceutike janë hapur gjatë kësaj periudhe.

“Prej marsit 2020 deri më tani janë hapur 57 barnatore farmaceutike. Në të njëjtën kohë janë shuar 5 barnatore farmaceutike”, thuhet në këtë përgjigje.

KosovaPress ka dërguar pyetje edhe në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Të njëjtit për disa javë rresht, nuk kanë kthyer përgjigje.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se gjatë vitit 2020 ka pasur një rritje të importit të këtyre produkteve medicinale, por jo edhe në fillim të pandemisë.

“Ne kemi arritur, është importuar nga Kosova rreth 1.1 milion euro vlerë të produkteve dezinfektuese. Kemi pasur rreth 3 milionë euro të dorezave medicinale, gjithashtu maskat kanë kaluar mbi 3 milionë euro vlerë të importit vjetor. Që nuk ka qenë në krahasim me vitet e kaluara. Normalisht që ka edhe import viteve të kaluara, por nuk kanë qenë në këto sasi”, thotë Stavileci.

Rritje të importit ka pasur edhe për produkte të tjera farmaceutike, në veçanti barnat. Stavileci tregon se gjatë vitit 2020, ka pasur rritje për 16 milionë euro, krahasuar me vitin paraprak.

“Ndërsa produktet farmaceutike, barnat edhe te ato kemi një rritje prej 16 milionë euro më shumë se sa në vitin paraprak. Nëse krahasohet viti 2020 me vitin 2019, vërejmë që totali i produkteve të barnave ka qenë 86 milionë. Ndërsa, në vitin 2019 kemi pasur 70 milionë, që ka qenë mesatarja normale e importit të medikamenteve brenda një viti. Për shkak të pandemisë janë rrit importit e disa lloje të medikamenteve dhe kryesisht janë rritur edhe të vitaminave të ndryshme të cilat tregtohen në barnatoret e Kosovës”, shton ai.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se trendi i importit të këtyre produkteve ka vijuar edhe në këtë fillim vit, por thekson se ka pasur ulje të lehtë të importit të dezinfektuesve, maskave dhe dorezave.

Kërkesa më e lartë për konsum ka qenë për antibiotikë, edhe për vitamina. Krahas vitaminës C, kërkesë të lartë ka edhe për vitaminën D të rekomanduara për personat e infektuar me Covid-19.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Evazioni fiskal deri në 30 për qind

Published

on

Nga mbi 200 mijë biznese sa janë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), vetëm rreth 35 mijë prej tyre janë të fiskalizuara. Bazuar në këto të dhëna, shumë biznese vazhdojnë t’i ikin obligimeve tatimore që kanë ndaj shtetit.

Pajisja me arka fiskale apo fisklaizimi i subjekteve afariste, kishte filluar si proces në vitin 2010 dhe qëllimi ishte evitimi i evazionit fiskal, pasi potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet (shitjet).

Në një përgjigje me shkrim nga ATK-ja dhënë për Radion Evropa e Lirë, thuhet se numri i saktë i bizneseve të pafiskalizuara nuk mund të dihet. Aty shtohet se shumë faktorë afektojnë procesin e fiskalizimit, sa i përket statistikave.

“Një numër i bizneseve nuk janë të obliguara që të fiskaliziohen për shkak të natyrës së punës që zhvillojnë. Bizneset që nuk janë të obliguara të pajisen me arka fiskale janë ato të cilat të gjitha pagesat i kryejnë përmes transaksioneve bankare, sektori bankar, bizneset mikrofinanciare si dhe disa nga ndërmarrjet publike”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Përveç këtyre bizneseve që nuk janë të obliguara të pajisen me arka fiskale, ka edhe biznese të cilat regjistrohen, mirëpo asnjëherë nuk zhvillojnë aktivitet ose mbyllen menjëherë pas regjistrimit.

Administrata Tatimore e Kosovës në deklarimet e mëhershme për REL ka potencuar se evazion fiskal ka në të gjitha anët e Kosovës, porse mendohet se ky aktivitet është i shtrirë më së shumti në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Konkurrencë e padrejtë në treg

Në ATK thonë se ekonomia joformale në Kosovë nga mekanizmat ndërkombëtarë është vlerësuar të jetë deri në 30 për qind të Bruto Produktit Vendor, por sipas këtij institucioni, kjo shifër nuk implikon vetëm ATK-në.

“Kjo shifër implikon një numër të madh të institucioneve për luftim e evazionit fiskal, jo vetëm ATK-në, pasi raportet janë të ndërtuara duke pasur për bazë krimet ekonomike, kontrabandën, shpëlarjen e parave e shumë të tjera, përderisa ATK-ja ka përgjegjësi vetëm për pjesën e ekonomisë së hirtë”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Sidoqoftë, numri i këtyre bizneseve të cilat iu shmangen obligimeve tatimore duke krijuar evazion fiskal, krijojnë konkurrencë të padrejtë në treg, që sipas pronarit të kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi paraqet një problem për bizneset formale.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se për vite, si biznes që paguan të gjitha obligimet tatimore, janë përballur me një konkurrencë të padrejtë në treg.

“Prezenca e evazionit fiskal për vite në Kosovë sigurisht që ka dëmtuar biznesin, por në radhë të parë ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht qytetarët dhe zhvillimin e vendit. Ikja nga tatimi, atyre bizneseve iu jep mundësi që të ofrojnë produkte me çmime më të ulëta dhe kjo për një biznes formal është konkurrencë e padrejtë”, thotë ai.

Luftimi i evazionit fiskal rrit buxhetin e shtetit

Luftimi i evazionit fiskal është parë si mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, thotë se për të realizuar premtimet për punësim e zhvillim ekonomik që ka bërë partia Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të luftohet ekonomia joformale.

“Me një qasje më serioze nga ana e institucioneve të shtetit, në rend të parë të ATK-së e cila bën mbledhjen e brendshme të tatimeve, mund të kemi rezultate të konsiderueshme në luftimin e ekonomisë joformale”, tha Zeka.

Me qëllim të luftimi të evazionit fiskal, në vitin 2015 kishte hyrë në fuqi një udhëzim administrativ, i cili parashihte që për të gjithë konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskalë dhe si të tillë i dërgojnë në ATK, do të aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskalë në muajin pasues të çdo tremujori.

Më pas ky proces kishte pësuar modifikime në rimbursim. Ndërkaq, në vitin 2020 ishte pezulluar me një vendim të ATK-së.

Sipas ATK-së, për riaktivizimin e kampanjës “Rimbursimi i qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë”, qytetarët do të informohen me kohë./REL

Alsat

Continue Reading

Business

Kriza aktuale ekonomike, është gjithashtu edhe një krizë e demokracisë

Published

on

Pandemia e Covid-19, po shkakton dëme ekonomike në mbarë botën. Dhe ky dëm mund të ketë një efekt tinëzar:gërryerjen e besimit tek demokracia, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas Institutit Benet për Politika Publike në Universitetin e Kembrixhit, të rinjtë e brezit të mijëvjeçarit,janë më të zhgënjyer nga demokracia se sa çdo brez tjetër në të njëjtën fazë të jetës.

Ndërkohë niveli i tyre i tanishëm i besimit tek sistemi demokratik, mbetet më i ulët se ai i çdo grupmoshe tjetër. Në mbarë botën, kënaqësia e të rinjve me demokracinë është në rënie. 55 për qind brezit të mijëvjeçarit të ri, thonë se janë të pakënaqur me demokracinë, ndërsa më pak se gjysma e Gjeneratës X e fundviteve 1900, raportuan pakënaqësi të tilla në të njëjtën moshë.

Sipas raportit, ky zhgënjim nuk është thjesht çështje moshe. Përkundrazi, ndryshimet midis brezave mund të jenë rezultat i ngjarjeve të dekadës së fundit, përfshirë pasojat e krizës globale financiare, dhe rritjes së madhe të pabarazisë. Dhe sipas Qendrës Kërkimore Pju, 2 nga arsyet kryesore pse njerëzit në të gjithë botën, kanë më shumë të ngjarë të jenë të pakënaqur me demokracinë, kanë të bëjnë me ekonominë.

Ata që nuk mendojnë pozitivisht për kushtet ekonomike të vendit të tyre, dhe që nuk besojnë se një njeri i zakonshëm ka parë përmirësim të gjendjes së tij financiare në 20 vitet e fundit, janë më të prirur për të shprehur një pakënaqësi të tillë.

Sistemi ekonomik që ka funksionuar në GjeneratënX dhe të Baby Boomers nuk funksionon më për brezin e mijëvjeçarit të ri. Dhe zhgënjimet mbi këtë realitet po zbehin vlerësimin për vetë demokracisë. Kjo humbje e besimit nuk është për t’u habitur, duke marrë parasysh botën me të cilën po përballen sot të rinjtë.

Për shembull, në Shtetet e Bashkuara studentët e diplomuar në vitin 2020, hynë në një treg pune të dëmtuar rëndë nga papunësia e lartë, dhe të ngarkuar me pasoja financiare dhe profesionale që mund të zgjasnin 10-15 vjet pas diplomimit. Vitin e kaluar, universitetet amerikane nxorën gati 2 milion të diplomuar me diploma ‘Bachelor’ pikërisht në recesionin më të keq në SHBA që nga koha e Depresioni i Madh.

Për më tepër, disa prej këtyre të diplomuarve, për më tepër, nuk kishin qasje në përfitimet e papunësisë. Ata që punonin ndërsa vazhdonin shkollë, apo kishin një punë të sigurt pasi u diplomuan,patën mundësi të korrnin përfitime nga studimet e tyre.

Por ata që nuk kishin një ofertë konkrete pune, dhe pa asnjë përvojë të mëparshme punësimi, ishin të përjashtuar. Sot, 3 në 10 të rinj në SHBA nuk punojnë as gjatë kohës që janë në shkollë. Të diplomuarit e fundit në universitete ishin tashmë të ngarkuar me një borxh, që tani kanë arritur një total prej 1.7 trilionë dollarësh, duke tejkaluar hua të e marra për blerjen e makinave, madje edhe borxhet e kartave të kreditit.

Më gjerësisht, brezat e rinj në SHBA po bartin pasojat e krizës globale financiare që ndodhi më shumë se një dekadë më parë. Jeta e tyre tani është e diktuar nga dy recesione të mëdha, që u ka kufizuar mundësitë ekonomike, dhe e ka vështirësuar ndjekjen e një kursi të ngjashëm ekonomik me atë të brezave të vjetër.

Kjo vuajtje specifike e të rinjve në këtë krizë, dhe kërcënimi që kriza paraqet jo vetëm për mirëqenien e tyre por edhe atë të demokracisë, duhet të jetë në vëmendjen kryesore të anëtarëve të Kongresit ndërsa ata hartojnë skemën e rimëkëmbjes ekonomike.

Ligjvënësit duhet të eksplorojnë mundësinë e krijimit të një axhende rinore, që përfshin përfitime të zgjeruara të papunësisë për të sapodiplomuarit dhe studentët, dhe politikat që synojnë krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës, përmes programeve të infrastrukturës apo investimeve në energji të qëndrueshme.

Hapi i parë i madh mund të jetë edhe rishikimi i kostos së arsimit të lartë. Kriza e borxhit studentor vetëm sa po përkeqësohet. Studentët janë të detyruar të zgjedhin midis akumulimit të një borxhit dëmtues, apo kufizimit të perspektivave të tyre në të ardhmen.

Në përgjigje të thirrjes së presidentit Bajden për garantimin e arsimit falas në universitetet publike për studentët me të ardhura familjare nën 125.000 dollarë në vit, dhe për faljen e 10.000 dollarëve nga borxhi studentor i të çdo diplomuari, Kongresi mund të fillojë të shkurtojë borxhin e stërmadh prej 1.7 trilionë dollarësh.

Uashingtoni dështoi që të riparojë të çarat e mëdha ekonomike që la pas kriza financiare globale. Nëse synohet që të parandalohet zhgënjimi i mëtejshëm i brezave të rinj me kushtet e tyre ekonomike dhe vetë demokracinë, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë sërish të njëjtin gabim. /Bota.al

Alsat

Continue Reading

Business

Rukiqi: Qeveria në ardhje prioritet ta ketë vaksinimin e popullsisë, pastaj të fokusohet në ekonomi

Published

on

Pandemia globale SARS-Cov-2, e njohur si koronavirusi, përpos përhapjes së shpejt të saj, ka rrezikuar në mbylljen e bizneseve në ekonomi.

Edhe ekonomia e Kosovës nuk la pa u prekur nga kjo gjë, ku shumë biznese.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë nuk e kemi ende shifrën se sa biznese janë mbyllur si pasoj e pandemisë.

“Nuk e kemi shifrën se sa biznese janë mbyllur a ka qenë si pasoj e pandemisë, ka pasur raste që nuk ka qenë si pasoj e pandemisë. Nuk ndonjë biznes pa impakt të madh në ekonomi që është mbyllur deri më tani, megjithatë shumicën e bizneseve  i ka shtyrë ai motivi për mbijetesë, Bizneset në sektor të ndryshëm që nuk kanë punuar fare, duke filluar nga hotelet, pastaj një pjesë e bizneseve që kanë kanë biznese familjare sezonale, pastaj komplet një sezonë për ta është e vdekur”, ka thënë Rukiqi.

Rukiqi shtoi se restorante e baret kanë qenë të rrezikuara, sepse kanë qenë aktiv në kërkimin e të drejtave të tyre në përkrahje financiare.

“Restorante e baret kanë qenë të rrezikuara dhe e njëjtë ka ndodhur edhe në sektorin e transportit, ku vazhdimisht ka pasur kufizime dhe probleme për shkak se është ulur numri i udhëtarëve që e kanë përdorur transportin rrugor, këto kanë efekte zingjirore. Ka pasur ndikim edhe në sektorin e naftës sepse njerëzit kanë qarkulluar më pak, sepse ka pasur orë policore”, ka shtuar ai.

Rukiqi: Një pjesë të pandemisë e kemi kaluar pa qeveri funksionale

“Ndryshimet në situatë krize racionale si pandemia, e kemi kaluar pa qeveri funksionale. Fillimisht rrëzimi i një qeverie apo mocioni i një mosbesimi pastaj edhe problemet e kushtetutshmërisë me qeverinë tjetër, hyrja në proces parazgjedhor e zgjedhor, të gjitha këto procese e kanë pasur ndikimin e vetë për shkak të turbulencave po ndikojnë në ekonomi, sepse po ulen investimet e brendshme dhe investimet nga jashtë”, ka thënë Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Rukiqi ka bërë të ditur se qeveria në ardhje duhet ta ketë një program 4 vjeçar, e prioritet të jetë së pari shëndeti publik në këtë kohë pandemie, e pastaj ekonomia.

“Një qeveri që vjen duhet ta ketë një program 4 vjeçar, e në atë program duhet t’i shohin prioritetet  strategjike në ekonominë e vendit. Prioritet duhet të jetë shëndeti publik që lidhet me ekonominë, se nëse nuk përfundon pandemia sepse ne do të kemi prap diskutime se a do të mbyllemi apo jo, apo kemi masa kufizuese a jo.

Ai ka shtuar se nga kjo qeveri pret që të merret me vaksinimin e popullsisë.

“Vendet e tjera kanë ndërtuar një strategji, që gradualisht të hapen nga vala e dytë, e të njëjtën kohë të përcjellët në mënyrë paralele me vaksinimin e popullsisë, duhet të jetë prioriteti i parë, pra gradualisht të kemi një plan në mënyrë që të dalim nga pandemia, ku vendet e tjera kanë një shkallë të lartë të vaksinimit e rënie të numrit të të infektuarve”, ka shtuar ai.

Rukiqi ka thënë se nga qeveria në ardhje pret që të ketë politika lehtësuese tatimore, e të ketë përkrahje konkrete financiare për ato sektorë që janë prekur, e sipas tij pret bashkërisht që të ketë një qeveri e të ketë një partneritet me ta.

Alsat

Continue Reading

Trending