Showbiz
50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura
Published
1 day agoon
By

Reperi amerikan 50 Cent i uroi me shaka Sean “Diddy” Combs, i cili po vuan dënimin në burg, ditëlindjen e 57-të në Instagram, me një foto që e tregon manjatin e muzikës me flokë gri dhe mjekër.
Dy reperët kanë qenë në konflikt për vite me radhë. 50 Cent, producent ekzekutiv i serialit dokumentar të Netflix “Sean Combs: The Reckoning”, ka bërë shaka për Diddy-n që kur ai u dërgua në burg. Ditëlindja e tij nuk bëri përjashtim.
“Gëzuar ditëlindjen e 57-të Diddy, të uroj shumë të tjera”, shkroi 50 Cent në Instagram.
50 Cent reagoi në të njëjtën mënyrë vitin e kaluar, kur Diddy mbushi 56 vjeç. Më pas ai postoi një klip të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të Diddy-t duke kërcyer i rrethuar nga të burgosur, me mesazhin: “Të thashë që ishte mirë. Bëra një ankesë, Diddy është mirë! Gëzuar ditëlindjen.”
Ndryshe nga festimet luksoze që është mësuar, Diddy e festoi ditëlindjen në burgun FCI Allenwood Low në Pensilvani.
Sipas Us Weekly, dita filloi me një mëngjes me bollgur, vezë të fërguara, fruta, bukë integrale me reçel dhe qumësht.
Ai u transferua në burg në tetor nga FCI Fort Dix në New Jersey, pasi thuhet se pësoi një dëmtim në kokë. Diddy po vuan një dënim prej 50 muajsh për dy akuza për transportimin e personave për qëllime prostitucioni dhe është planifikuar të lirohet më 6 shkurt 2028. /Telegrafi/
You may like

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni










