Connect with us

Entertainment

20 tonë ar i fshehur! Nisin kërkimet për thesarin nazist

Published

on

Kërkuesit e thesareve nisën kërkimet në një pallat të vjetër të shekullit të 18-të në jug të Polonisë për të gjetur një thesar 10-tonësh prej ari që dyshohet se është groposur aty nga nazistët.

– Advertisements –

Kërkimet drejtohen nga fondacioni “Silesian Bridge” dhe ato janë përqendruar në një zonë të vogël të pallatit të vjetër në fshatin e Minkowskie. Historianët besojnë se aty është groposur një sasi e madhe ari e vjedhur nga kreu i SS, Heinrich Himmler për ngritjen e Rajhut të Katërt.

Një grup ekspertësh është duke gërmuar me kujdesin më të madh, duke e trajtuar zonën si sit arkeologjik, për të zbuluar themelet e ndërtesës së vjetër.

Zona ku dyshohet se është fshehur thesari doli nga të dhënat dhe hartat e një oficeri të SS, të cilat iu dorëzuan kërkuesve nga një pasardhës i tij.

Mes dokumenteve, ndodhet dhe një letër që oficeri me emrin Von Stein ia ka dërguar njërës prej vajzave që punonte në pallat dhe që më pas u bë e dashura e tij.

Oficeri nazist i drejtohej vajzës me emrin Inge me këto fjalë: “ ‘E dashura ime Inge, unë do t’i përmbush detyrat që më janë caktuar, me vullnetin e Zotit. Disa transporte ishin të suksesshme. 48 sëndukët e tjerë të Reichsbank jua besoj ju. Vetëm ju e dini se ku ndodhen ato. Zoti ju ndihmoftë dhe më ndihmoftë, ju lutem plotësoni detyrën time’.