Maqedoni
Vatikan, nisin homazhet për Papa Benediktin XVI – Alsat
Published
4 years agoon
By

Shumë njerëz janë mbledhur në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-Papa Benediktit XVI.
Ndërsa zbardhi agimi mbi Vatikan, një radhë po krijohej tashmë në buzë të sheshit të Shën Pjetrit.
Papa Françesku do të kryesojë funeralin e së enjtes – hera e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij.
Në ballë ishte At Alfredo Elnar, 30 vjeç, nga Filipinet. Ai tha se kishte studiuar dhe admiruar shkrimet teologjike të ish-Papës dhe foli për një zbrazëti që nga vdekja e tij, shkruan BBC.
Pak më mbrapa, motra Marianna Patricevic, një murgeshë nga Kroacia, foli se sa mirënjohëse ishte për gjithçka që kishte bërë Papa i ndjerë – duke thënë se nuk kishte një lëndë që ajo studionte në universitet ku nuk diskutonin pikëpamjet e tij.
Ati Richard Kunst, i ardhur nga SHBA, tha se kur të kalonte trupin e Papës, do të lutej për të – por edhe për një mrekulli për të ndihmuar një mik në shtëpi që po vdes nga kanceri.
Ish-Papa Benedikti XVI vdiq natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pozita për shkak të shëndetit të keq.
Benedikti XVI u bë Papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vjet në vitin 2013, duke përmendur problemet shëndetësore.
Trupi i tij do të ekspozohet për tri ditë në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku njerëzit lejohen të bëjnë nderimet e tyre deri në orën 19:00 çdo mbrëmje./kp/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










