Maqedoni
UNICEF: 11 milionë fëmijë në Jemen varen nga ndihmat humanitare – Alsat
Published
4 years agoon
By

Njëmbëdhjetë milionë fëmijë varen nga ndihma humanitare në Jemenin e shkatërruar nga lufta, sipas agjencisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, UNICEF.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, siç njihet zyrtarisht organizata, paralajmëroi se 2,2 milionë vajza dhe djem jemenas vuajnë nga kequshqyerja dhe se pa kundërmasa të menjëhershme, rreziku do të rritet më tej.
”Më shumë se 540 000 fëmijë janë aq të kequshqyer saqë jeta e tyre është në rrezik të menjëhershëm nëse nuk trajtohen”, tha UNICEF.
Jemeni, në skajin jugor të Gadishullit Arabik, është shkatërruar prej vitesh nga lufta civile midis një aleance ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani.
Të dyja palët kanë qenë në luftë që nga viti 2014, kur Houthi-t morën nën kontroll kryeqytetin Sana’a dhe qytete të tjera, duke bërë që anëtarët e qeverisë të largoheshin nga jugu.
Në mars 2015, Arabia Saudite nisi një koalicion ushtarak për të forcuar forcat qeveritare ndërsa Houthis përparonin në selinë e përkohshme të qeverisë, Aden.
Vitin e kaluar, Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një nga qetësimet më të gjata në luftën me një armëpushim midis prillit dhe tetorit.
Sipas UNICEF-it, tetë vjet luftë civile kanë çuar në kolapsin e ekonomisë dhe rrjedhimisht të furnizimit bazë të popullsisë, duke shkaktuar një krizë shkatërruese humanitare në vend. /atsh
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










