
Maqedoni
Transporti publik në Tetovë, studentët do të paguajnë më shumë se sa zyrtarët – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Miratimi i çmimores së Ndërmarrjes për Transport Publik në Tetovë, ka përplasur këshilltarët e pushtetit dhe të opozitës. Opozita reagoi ndaj vendimit që bileta mujore për studentët të jetë më e shtrenjtë se sa për të punësuarit në Komunë. Këta të fundit do të paguajnë 450 denarë, ndërsa studentët 600 denarë. Në Shkup, bileta për transportin e studentëve është pa pagesë.
“Nuk ka kuptim që të punësuarit e Komunës së Tetovës të paguajnë më pak se studentët që nuk janë të punësuar. Studentët patjetër të kenë çmime më të lira se sa të punësuarit e komunës së Tetovës”, tha Arfi Selami, AASH.
“Është një disbalancë i çmimeve sepse grupi që kanë të hyra e kanë çmimin më të lirë se sa studentët që nuk kanë aspak të hyra. Pra studentëve që duhet t`iu ndihmojmë e kanë çmimin më të lartë, dhe një grup nuk ishte vendosur, pra rastet sociale që nuk kanë aspak të hyra”, pohoi Besar Durmishi, BESA.
Drejtori i ri i ndërmarrjes për transport të Tetovës, Fejsal Beadini, tha se ky vendimi është marrë me qëllim stimulimin e të punësuarve të administratës për të përdorur transportin publik, ndërsa premtoi se, në mbledhjen e ardhshme, ky çmim do të korrigjohet.
“Fillimisht duhet të fillojë të funksionojë ndërmarrja, pastaj konform analizave dhe të dhënave kthyese mund të parashtrojmë edhe ndryshimin e çmimeve të kartave dhe futjen e kategorive të tjera të shoqërisë”, tha : Fejsal Beadini, UD drejtor i Ndërmarrjes për transport Tetova.
Përveç vendimit për çmimet e biletave të ndërmarrjes, sot kësaj ndërmarrjeje iu dhanë në pronësi edhe pesë autobusët e ri, të cilët pritet të futen në funksion gjatë mesit të muajit mars.
Bashkim Sulejmani
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










