Maqedoni
Tetovë, gjendja e policëve të lënduar e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Gjendja shëndetësore e tre policëve që u lënduan gjatë ndjekjes së katër hajnave natën e mbrëmshme, është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndalimi i katër të rinjve që mbrëmë vodhën veturën e Ministrisë së Bujqësisë, zbuloi se bëhet fjalë për një grup që kanë kryer vjedhje të tjera të rënda në Tetovë.
“Lidhur me këtë rast, SPB Tetovë ka zbardhur edhe gjashtë raste të vjedhjeve të rënda, kryerës të të cilave kanë qenë personat që mbrëmë u privuan nga liria, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e disa rasteve të tjera, pra vepra penale, ku dyshohet të kenë qenë të përfshirë personat në fjalë”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
“Ndjekja e makinës së vjedhur ka filluar në mes fshatit Kamjan dhe Pallçisht të komunës së Bogovinës, ndërsa ka përfunduar këtu, duke u përplasur në këtë objekt hotelerik ku edhe ka dëmtuar edhe makina të tjera, nga postblloku i policisë i vendosur për ta bllokuar makinën për të mos vazhduar më tutje, e drejtuar nga katër të rinjtë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar i Alsat.
Pronari i lokalit ku u përplas makina, kritikon policinë. Thotë se policët nuk duhej që bllokimin ta bënte në këtë vend pasi mundësitë që të lëndohen edhe shumë persona të tjerë ishin të mëdha.
“S’jam duke punuar, mbrëmë gjatë natës rojë kam bë, s`ndihmon edhe kamera se mund të hyjnë të vjedhin. Por policia nuk është dashur këtu ta bllokoj rrugën. Këtë rast që se di as çka është, është dashur që policia t`ia zë rrugën në vende të tjera, sepse bllokimi këtu meqë s`kanë pasur nga të ikin janë fut me makinë në lokal. Nuk e shoh të arsyeshme këtë, fat që ka qenë ora katër sepse të ishte pesë ora kur dalin fëmijët nga shkolla do kishte dëme më të mëdha”, tha Zulkani Abazi, pronar i lokalit.
Veturën e Ministrisë së Bujqësisë që po e shfrytëzonte Inspektorati për ekologji, hajnat e kishin vjedhur një ditë para se të kapen nga policia. /Alsat.mk
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










