Connect with us

Showbiz

“Taken: Natalee Holloway” renditet i pari në Netflix, me historinë tronditëse të adoleshentes që u zhduk gjatë një ekskursioni

Published

on

Mini-seriali dokumentar “Taken: Natalee Holloway”, i publikuar më 4 nëntor në Netflix, ka arritur të renditet në vendin e parë në nivel global mes serialeve më të shikuara në platformë.

Ai trajton zhdukjen misterioze të 18-vjeçares Natalee Holloway, e cila u zhduk në vitin 2005 gjatë një udhëtimi shkollor në ishullin Aruba.


Kjo përbëhet nga tri episode, secili me kohëzgjatje prej 30 deri në 45 minutash, teksa rrëfimi zhvillohet kryesisht nga këndvështrimi i nënës së saj, Beth Holloway.

– YouTube www.youtube.com

Ajo tregon për herë të parë të gjithë historinë, duke sjellë edhe dëshmi të shoqeve që ishin me Nataleen gjatë udhëtimit.

Në serial përfshihen gjithashtu pamje të papublikuara më parë nga bisedat me hetuesit si dhe regjistrime audio nga familjarët, miqtë dhe FBI-ja.

Natalee u pa për herë të fundit më 30 maj 2005, duke dalë nga një lokal në shoqërinë e shtetasit holandez Joran van der Sloot.

Zhdukja e saj u shndërrua në një rast që tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare.Kritikët e kanë vlerësuar mënyrën se si dokumentari përcjell dhimbjen dhe këmbënguljen e nënës së saj, si dhe përvojën e familjes gjatë gati dy dekadave.

Megjithatë, disa prej tyre kanë vënë në dukje se seriali nuk sjell zbulime të reja për rastin dhe se tri episodet e shkurtra nuk arrijnë ta thellojnë mjaftueshëm historinë.

Pavarësisht kritikave të përziera, “Taken: Natalee Holloway” ka arritur të bëhet seriali më i shikuar në Netflix në nivel global, duke rikthyer në vëmendje një nga rastet më të njohura të zhdukjeve që vazhdon të ngjallë interes edhe sot. /Telegrafi/