Showbiz
Sulmet e Rusisë – Dua Lipa tregon disa mënyra për të mbrojtur Ukrainën
Published
5 years agoon
By
admin
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë një zë i fuqishëm kur bëhet fjalë për ngjarjet e mëdha që ndodhin përreth botës.
Ajo së fundmi ka bërë një postim në lidhje me sulmet ruse në Ukrainë, duke treguar disa mënyra për të mbrojtur këtë të fundit.
Krijuesja e hitit “Levitating” tregon se do ta bëjë përmes platformës Service95, e cila hyri në treg në fillim të këtij shkurti.
Dua Lipa (Foto: Instagram)
“Përderisa Ukraina lufton kundër ushtrisë pushtuese të Putinit, e tërë bota dëshiron të mbështesë luftën e këtij vendi të guximshëm për liri dhe demokraci”, tha Lipa.
“Edhe ne në Service 95 duam të ndihmojmë, kjo është arsyeja se përse ne po ndajmë disa mënyrë për të mbështetur përpjekjet humanitare, për të ndihmuar me furnizime mjekësore dhe për fushatën e ushtrisë ukrainase”, ka thënë më tej ajo.
26-vjeçarja ka shpërndarë ‘link’-un në InstaStory, me anë të të cilës mund të ofrohet ndihmë.

Dua Lipa (Foto: Instagram)
Krahas Duas, të shumtë kanë qenë yjet botërorë që kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Ukrainën në forma të ndryshme.
Ryan Reynolds dhe Blake Lively u bë e ditur se do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










