Showbiz
Shkumbin Istrefi publikon episodin e serialit “Kafeneja jonë” që kishte parashikuar tërheqjen e parave nga Trusti
Published
6 years agoon
By
admin
Kuvendi i Kosovës miratoi të premten Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ku i është hapur rrugë tërheqjes së 10 për qindëshit të kursimeve nga Trusti.
Përmes një njoftimi Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka sqaruar se janë të obliguar që të presin që ky Projektligj të nënshkruhet nga presidenti dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare, e më pas të lejohet aplikimi për tërheqje të kursimeve.
Teksa po diskutohet shumë në rrjetet sociale mbi shumën që njerëzit do të tërheqin nga Trusti, duket se disa të tjerë e kanë marrë edhe me humor situatën.
Ndër ta është producenti dhe regjisori Shkumbin Istrefi, i cili ka realizuar regjinë e serialit të famshëm vendor, “Kafeneja Jonë”.
Foto: Shkumbin Istrefi/Facebook
Istrefi përmes një video të shkurtër të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kujtuar se si një nga episodet e këtij seriali, dikur kishte “parashikuar” tërheqjen e kursimeve personale në mënyrë të parakohshme.
Skeçi tregon se si ‘Avniu’ (rol i luajtur nga i ndjeri Adem Mikullovci), i tregon djalit të tij ‘Orhanit’ (Fatmir Spahiu), se ka arritur që në mënyrë të parakohshme të tërheqë nga Trusti vetëm shtatë euro.
Videoja në fjalë është pasuar me komente të shumta, pasi ka shkaktuar të qeshura te një pjesë e mirë e ndjekësve të regjisorit Istrefi në Facebook. /Telegrafi/
You may like

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

“Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

Aktori turk Ozan Guven refuzoi rolin e Sulltanit në “Sulejmani i Madhërishëm”, hyri në serial pas vdekjes së skenaristes

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë










