Showbiz
Ryva Kajtazi i rikthehet aktrimit pas shumë vitesh
Published
6 years agoon
By
admin
Ajo është më shumë e njohur si këngëtare, por karrierën e saj e nisi si aktore.
Ryva Kajtazi viteve të fundit ka qenë shumë më tepër aktive në muzikë, ani pse dikur ishte një aktore mjaft e pëlqyer dhe ka luajtur shumë role në serialet vendore.
Mirëpo së fundmi pas kaq vitesh, Ryva ka vendosur t’i rikthehet dashurisë së vjetër, duke luajtur një rol në teatër.
Përmes disa fotografive të ndara me ndjekësit në InstaStory, Kajtazi ka treguar se ka qenë pjesëmarrëse në premierën e shfaqjes “Kush e solli Doruntinën”.
Foto: Ryva Kajtazi/InstaStory
Shfaqja e cila u dha premierë në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë, që njëherësh është edhe komuna në të cilën ajo u lind dhe u rrit.
Ryva duket të ketë pasur një nga rolet kryesore, teksa ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa momente nga interpretimi i saj në skenë.

Foto: Ryva Kajtazi/InstaStory
Ajo përndryshe ka qenë mjaft aktive edhe në muzikë, duke u bërë pjesë e shumë programeve festive për fundvit. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










