Showbiz
Robbie Williams u përgjigjet pretendimeve se Olivia Rodrigo e kopjoi hitin e tij ikonik
Published
1 hour agoon
By

Robbie Williams ka reaguar ndaj krahasimeve mes këngës së tij të njohur “Candy” dhe këngës së re festive të Olivia Rodrigos.
Këngëtarja e re ka publikuar këngën “Take Me Home (4 Christmas)”, por disa dëgjues kanë vënë re ngjashmëri mes melodisë së saj dhe hitit të Williamsit të publikuar në vitin 2012.
Këngëtarja 23-vjeçare publikoi këngën e saj të parë për Krishtlindje, e cila u prit me entuziazëm nga shumë fansa. Megjithatë, disa prej tyre vunë re se melodia u tingëllonte e njohur.
“Pse kënga e re e Krishtlindjeve e Olivia Rodrigos tingëllon si ‘Candy’ e Robbie Williamsit?”, shkroi një përdorues në rrjetin social X, duke publikuar një fragment nga videoklipi, ku shfaqen edhe Cynthia Nixon dhe Ben Marshall.
Dëgjuesit që vunë re ngjashmërinë pretendojnë se dy këngët nuk u kujtojnë njëra-tjetrën për shkak të tekstit, por pikërisht për shkak të melodisë.
Për këto krahasime reagoi edhe vetë Robbie Williams, i cili publikoi një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.
“Gëzuar Krishtlindjet, @oliviarodrigo x”, shkroi këngëtari, duke iu drejtuar drejtpërdrejt artistes.
Reagimi i shkurtër i Williamsit nxiti komente të shumta, ndërsa mendimet e fansave për ngjashmërinë mes dy këngëve mbeten të ndara.
“Pa keqkuptime, sepse e dua ‘Candy’, por dyshoj se Olivia e ka dëgjuar ndonjëherë atë këngë”, shkroi një përdorues.
– YouTube youtu.be
Të tjerë e shfrytëzuan reagimin e këngëtarit për të propozuar një bashkëpunim mes dy artistëve.
“Mirë, tani bëje një remiks me Olivian”, komentoi një fans.
“Duhet të jesh pjesë e atij remiksi. PËRGJIGJU NË TELEFON!”, shkroi një tjetër, duke iu drejtuar Williamsit.
“Vetëm pranoje që po përgatit një remiks me të, të lutem”, shtoi një përdorues tjetër.
Megjithëse një pjesë e dëgjuesve vërejnë ngjashmëri mes dy këngëve, të tjerë nuk shohin ndonjë lidhje mes tyre.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim se Olivia Rodrigo është frymëzuar nga hiti i Robbie Williamsit gjatë krijimit të këngës së saj të re. /Telegrafi/
You may like

Zanfina Ismaili tregon se ka qenë e bullizuar nga kolegët dhe ish-misset: Jemi popull paragjykues, për seksualitet ia kemi kaluar edhe Evropës

Johnny Depp hoqi dorë nga roli në “Titanic” sepse nuk mundi të lexonte 15 faqe të skenarit: Pata vështirësi

Ylli i “Full House”, Jodie Sweetin tregon se si financat e saj morën fund për shkak të varësisë nga droga

Keanu Reeves rikthehet në rolin e John Wick, por në filmin e ri të animuar “Ultraman: Rising”

Bella Hadid uroi të atin për ditëlindje: Faleminderit për gjakun e bukur, je shumë i dashur

Tensione në shtëpinë e BBVK 5, Anjeza humbet durimin ndaj Zojës – eskalon deri edhe në prekje fizike











