Showbiz
Princi Charles feston ditëlindjen e 72-të disa muaj pas kontraktimit të coronavirusit
Published
6 years agoon
By
admin
Princi Charles të shtunën festoi ditëlindjen e 72-të, pas një viti me përplot ngjarje duke përfshirë këtu edhe infektimin me COVID-19 si dhe largimin e djalit të tij, Princit Harry.
Përshëndetjet me armë natyrisht që u hodhën nga Green Park dhe Kulla e Londrës për ditëlindjen e trashëgimtarit të fronit, por zyrtarët thanë se ceremonitë tradicionale nuk do të zhvilloheshin këtë vit për shkak të coronavirusit.
Djali i madh i Charles, Princi William dhe gruaja e tij, Kate, ishin ndër ata që i uruan ditëlindjen në rrjetet sociale. Llogaria zyrtare e familjes mbretërore në Twitter postoi një foto të Charles si një foshnjë e ulur në gjurin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Princi Charles (Foto: Getty Images)
Charles ndërkohë rezultoi pozitiv për coronavirus në muajin mars. Ai dhe Camilla, dukesha e Cornwall u izoluan larg njëri-tjetrit në rezidencën e tyre në Skoci.
Por si pjesa tjetër e familjes mbretërore, Charles i është dashur të rikthejë shumë angazhime të tij zyrtare duke i lëvizur ato në internet gjatë pandemisë.

Foto: Express.mk
Princi William gjithashtu kontraktoi virusin disa ditë pas babait të tij, por thuhet se nuk ka folur rreth kësaj për të shmangur alarmimin e publikut.
Charles, i njohur si Princi i Uellsit, është djali i madh i mbretëreshës. Ai u bë trashëgimtar në moshën tre vjeçare, kur nëna e tij u kurorëzua në 1952. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










