Showbiz
Përse Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis ndahen pas nëntë vitesh së bashku?
Published
6 years agoon
By
admin
Ndarja e Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis erdhi si një tronditje për shumë fansa të tyre – por gjërat thjesht nuk shkuan mirë.
Lajmi që çifti i dha fund fejesës erdhi të premten, më disa njohuri për ET se përse të njëjtit u ndanë pas nëntë vitesh së bashku.
“Nuk kishte absolutisht asnjë dramë ose skandal, ata thjesht nuk funksionuan më si çift”, ka thënë një burim për ET. “Nëse jeni duke kërkuar për një histori prapa kësaj, thjesht nuk ka një të tillë”.
Olivia Wilde dhe bashkëshorti i saj, Jason (Foto: Getty Images)
“Sigurisht që fëmijët janë përparësia e tyre”, shtoi burimi duke thënë se ata janë 100 për qind prindër të përkushtuar.
Aktorët ndërkohë janë prindër të dy fëmijëve; djali Otis, gjashtë vjeç dhe vajza Daisy, katër vjeçare.
“Ata e adhurojnë njëri-tjetrin dhe nuk kanë asgjë përveç respektit më të madh për njëri-tjetrin. Ata do të vazhdojnë të jenë mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët dhe karrierën e tyre”, shpjegon burimi. “Ata takohen gjatë gjithë kohës”.
Sidoqoftë, burimi vazhdon se ‘fundi i lidhjes’ ishte kur çifti u zhvendos nga shtëpia e tyre në Brooklyn, New York, në fund të vitit 2019. Sipas burimit ata momentalisht jetojnë në Los Angeles.

Jason Sudeikis dhe Olivia Wilde (Foto: Astrid Stawiarz/Getty Images for GLAMOUR)
Regjisorja e “Booksmart” dhe ylli i “Ted Lasso” filluan të takoheshin në nëntor 2011, gjersa Sudeikis i propozoi në fund të vitit 2012.
ET kishte folur me Sudeikis të enjten, madje ai po e lavdëronte Wilde teksa është duke punuar në filmin e saj të ri, “Don’t Worry Darling”, xhirimet e të cilit u anuluan për shkak se një aktor rezultoi pozitiv me COVID-19.
“Është e mahnitshme të shohësh sepse ajo vetëm po punon, ajo nuk ndalet dhe tani po merret me filmin e ri”, thotë me tej aktori amerikan.
Fejesa e aktores së famshme erdhi disa muaj pas divorcit nga bashkëshorti i saj i parë, Tao Ruspoli. /Telegrafi/

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis (Foto: LEFToye)
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










