Maqedoni
Pas gjashtë vjetëve, Rama mbledh sërish liderët shqiptarë në Tiranë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetare: Fatlume Dervishi
Gjashtë vjet pas këtij momenti të kapur në dy fotografi, kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbledhë përsëri në Tiranë liderët shqiptarë nga Maqedonia, të martën.
Pjesëmarrjen në takim për Alsat e konfirmuan kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi. Deri tani, përgjigje nuk kemi nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkohë, kreu i Besës, Bilall Kasami ka marrë një vendim ndryshe, nuk do të ulet me Ahmetin.
Në ftesën e Ramës nuk bëhen të ditura arsyet e këtij takimi, por mësohet se ai do të fokusohet te mbështetja për ndryshimet kushtetuese dhe reformat eurointegruese.
Një takim i të njëjtit format me liderë të asaj kohë, Ahmeti, Sela, Kasami, u organizua nga Rama në Tiranë më 29 dhjetor 2016, nga i cili doli një Deklaratë e përbashkët e partive politike shqiptare për ruajtjen e interesit të shqiptarëve. Ajo parashihte barazi të plotë gjuhësore përfshirë shqipen në Kushtetutë, zhvillim të barabartë rajonal, komision ndërkombëtarë për zbardhjen e plotë të rasteve të montuara si dhe një debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë. Liderët që firmosën u zotuan se do të vazhdonin punën në Shkup për t’i përjetësuar këto zotime.
Takimi i fundit i partive nënshkruese në Deklaratën e përbashkët ishte në korrik të vitit 2017. Më pas kreu i BDI-së, Ali Ahmeti kishte ftuar një takim tjetër, por ishte bojkotuar nga liderët tjerë për shkak të deklaratës së tij publike se “nuk ulet me horra”. Kasami kishte bërë një përpjekje tjetër për të ulur bashkë liderët në muajin nëntor të vitit të kaluar, për të diskutuar statusin e shqipes në Kushtetutë, por pa sukses. /Alsat.mk
You may like

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni










