Maqedoni
OKB: Regjimi taliban për gratë afgane, më represivi në botë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në Afganistan më 8 mars, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, talibanët ushtrojnë regjimin më represiv për gratë në botë. Misioni i OKB-së u kërkoi udhëheqësve të Afganistanit të heqin kufizimet e ashpra që ata kanë vendosur ndaj popullatës së gjinisë femërore të vendit që nga rifitimi i pushtetit.
Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s në gusht të vitit 2021, kur grupi radikal islamik mori përsëri kontrollin e kombit të shkatërruar nga lufta, fillimisht ky grup kishte premtuar se do të mbështeste të drejtat e minoriteteve dhe të grave.
Megjithatë, talibanët kanë vendosur një qëndrim të ashpër, duke shtypur më tej të drejtat e grave dhe duke kufizuar liritë, madje edhe ndalimin e arsimimit të vajzave pas klasës së gjashtë.
Gratë janë shumë të kufizuara kur bëhet fjalë për të udhëtuar dhe punuar jashtë shtëpisë. Ato janë të detyruara të mbajnë mbulesë në publik, si dhe u ndalohet të punojnë për OJQ-të vendase dhe ndërkombëtare.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e cila publikoi raportin e saj më 7 mars, shkalla e punësimit për gratë afgane ka rënë për 25 për qind që kur talibanët rimorën pushtetin.
“Afganistani nën pushtetin e talibanëve, mbetet vendi më represiv në botë në lidhje me të drejtat e grave”, tha Roza Otunbayeva, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kreu i misionit të OKB-së në Afganistan (UNAMA).
Ajo shtoi se veprimet e grupit për të zhdukur të drejtat e grave kanë qenë “metodike, të qëllimshme dhe sistematike”.
Sipas organizatave të ndihmës dhe grupeve humanitare, më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të Afganistanit vuajnë nga uria, ku fëmijët janë më të rrezikuar nga mungesa e ushqimit bazë për ta.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kombet e Bashkuara në Afganistan po përsërisin thirrjen e tyre ndaj autoriteteve de facto të vendit për të larguar kufizimet e ashpra mbi të drejtat themelore të grave dhe vajzave”, tha UNAMA në deklaratën e publikuar.
“Të drejtat e grave dhe vajzave duhet të rikthehen menjëherë në mënyrë që të ndërtohet një Afganistan gjithëpërfshirës, paqësor dhe shpresëdhënës”, u thuhet tutje në deklaratë.
Në raport theksohet se efekti i trajtimit të ashpër të grave ndikon pastaj te të gjithë afganët dhe “do të ketë jehonë përgjatë brezave”.
Sipas AFP-së, më 8 mars, 20 gra organizuan një demonstratë të pazakontë në Kabul, duke u kërkuar shteteve ndërkombëtare të ndërhyjnë dhe të garantojë mbrojtjen e afganëve. /REL
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










