Maqedoni
OBSH: Rritet numri i vdekjeve nga tuberkulozi në Evropë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Prej dy dekadash numri i vdekjeve nga turbekulozi ka qenë në një rënie të vazhdueshme, por tani po rritet sërish në Evropë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në vitin 2021, kjo sëmundje e mushkërive mori jetën e 27,300 evropianëve, krahasuar me 27,000 në vitin 2020. Sipas të dhënave më të fundit Rusia dhe Ukraina janë vendet më të prekura.
Numri po rritet, sipas OBSH-së, për shkak se tashmë shumë njerëz kanë mundësinë të diagnozikohen ndryshe gjatë periudhës së izolimeve të vendosura për shkak të Covid-19, si dhe përhapjes së një tuberkulozi rezistent ndaj një antibiotiku të përshkruar kundër sëmundjes.
Është hera e parë në 20 vjet që prirja rënëse është përmbysur, sipas OBSH-së.
Në 53 vendet e zonës së Evropës të OBSH-së, e cila gjithashtu mbulon Azinë Qendrore, rreth 230,000 njerëz u sëmurën nga tuberkulozi, i cili shkaktohet nga një bakter që sulmon kryesisht mushkëritë.
“Rritja e numrit të vdekjeve nga tuberkulozi në vitin 2021 ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të vonesës ose mungesës së diagnozave të tuberkulozit për shkak të problemeve në shërbime gjatë pandemisë Covid-19,” sipas OBSH.
Për më tepër, prevalenca e tuberkulozit rezistent ndaj ilaçeve u rrit ndjeshëm, ku një në tre raste në vitin 2021 ishte tuberkuloz rezistent ndaj Rifampicinës.
Në shkallë globale, OBSH kishte shprehur në tetor një shqetësim se rastet me sëmundjen po rriteshin, për herë të parë në më shumë se 20 vjet.
Rreth 10.6 milionë njerëz në mbarë botën u diagnostikuann me sëmundjen në vitin 2021, sipas të dhënave.
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










