Showbiz
Ndodh edhe kjo – Leonora Jakupi këndon ‘live’ këngën e Adelina Ismailit në emisionin “Shiko kush luan”
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka qenë e ftuar këtë javë në emisionin “Shiko kush luan”.
Mes lojërave të ndryshme që ka zhvilluar, këngëtarja me prejardhje nga Drenica është ftuar edhe të interpretojë live diçka me orkestër.
Dhe mund të tingëllojë e çuditshme, por ajo ka zgjedhur që në këtë emision të interpretojë një këngë të rivales së saj të dikurshme, Adelina Ismaili.
Leonora Jakupi në “Shiko kush luan” (Foto: Luana Vjollca/Instagram)
Bëhet fjalë për këngën “Sajzeza”, të cilën Ismaili e interpreton në bashkëpunim me rock-grupin, Elita 5.
Leonora ka publikuar në InstaStory një pjesë të promos së spektaklit, ku shfaqet edhe momenti kur ajo interpreton live një pjesë të këngës “Sajzeza”.
Për shumë kë mund të duket e çuditshme kjo zgjedhje, pasi Adelina dhe Leonora kanë një rivalitet ndër dekadash.
Në vitet e pas-luftës ato kanë qenë të përfshira në një rrahje që ndodhi prapa kamerave të ekranit, dhe që kurrë nuk ia zgjatën dorën njëra-tjetrës për t’u pajtuar. /Telegrafi/
You may like

Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën CROWD & LOUD në Zagreb

“Kur ishim 15 vjeçarë, me të dashurën ikëm nga shtëpitë tona dhe bashkëjetuam në Prishtinë”, Fuego tregon historinë e pazakontë të adoleshencës

Robert Pattinson në garë për rolin e James Bond: Ishte në një xhirim prove

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

Noizy pjesë e filmit ndërkombëtar “Blood Money”, nga 12 nëntori shfaqet në kinematë e Zvicrës

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus










