Maqedoni
Mjegull dhe ajër i ndotur në Shkup, ambientalistët kërkojnë masa urgjente – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Mjegull dhe ajër i ndotur në të gjithë Shkupin, por dhe në qytete të tjera. Qytetarët thonë se ata tashmë i ndjejnë pasojat e ndotjes së ajrit, ndërsa ambientalistët kërkojnë angazhim më të madh, dhe masa konkrete nga institucionet përkatëse.
“Shkupi u zgjua në mjegull dhe ajër të ndotur. Ndotja e ajrit është më e lartë në tre vendbanime në Butel, Kisella Vodë dhe Maxhar Mallo”.
Kumanova, Strumica, Gjevgjelia ishin gjithashtu në listën e qyteteve të ndotura. Qytetarët thonë se ata tashmë janë mësuar me ajrin e ndotur. Disave ju pengon shumë, të tjerët janë tashmë imunë.
“Marrim frymë disi. Unë nuk ndiej një problem, por dikush që ka problem me astmën dhe kështu me radhë, ai mund të ndiejë ndryshimin”.
“Jemi mësuar me të, normalisht. – Dhe tani me atë shprehi keni frikë se një ditë mund të keni probleme? – Me siguri do të kemi probleme.
“Unë nuk kam frikë. Ka qenë gjithmonë i ndotur në vendin tonë dhe me sa di unë nuk është mirë. Mund të jetë më i ndotur, por nuk kam frikë.
A keni frikë se do të keni pasoja të rënda?
A ju pengon?
Ambientalistët presin ndryshim në cilësinë e ajrit në sezonin e ri të ngrohjes. Por, do të thithim ajër më të pastër nëse punojmë për këtë.
“Konkretisht të orientohet në ndryshimin e mënyrës së ngrohjes së këtyre objekteve, që ndotin shumë në mjedisin tonë edhe atë një hap të mirë përpara, sepse për mendimin tonë edhe sektori publik duhet të tregojë një angazhim për të ndryshuar mënyrën e ngrohjes dhe përkushtim për të eliminuar emetimet e dëmshme në ajër, që që qytetarët të mund ti ndjekin, sepse cili është kuptimi gjithmonë topin ta hedhësh tek qytetarët, ndërsa institucionet publike të mos ndërmarrin asgjë”, deklaroi Ana Çolloviq Leshoska, “Eko Svest”.
Sipas Ministrisë së Ekologjisë, nga viti në vit thithim ajër më të pastër.
Igor Stefanovski
You may like

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali










