Showbiz
Ledina Çelo paralajmëron rikthimin në muzikë, publikon ‘trailerin’ e klipit të ri “C’est la vie”
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ledina Çelo, ka tash e sa vite që i mungon skenës.
Mirëpo kjo nuk do të jetë edhe për shumë gjatë, pasi shumë shpejt ajo do t’i rikthehet skenës me një projekt të ri muzikor.
Ajo kësaj radhe do të vijë në bashkëpunim me një artist të ri, në një këngë të titulluar “C’est la vie”.
Foto: Ledina Çelo/Instagram
Këngëtarja Çelo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe ‘treailer’-in e klipit, i cili është xhiruar në Gjermani.
Në mbishkrimin e videos, Ledina ka shkruar se xhirimi i këtij klipi kaloi nëpër shumë vështirësi shkaku i pandemisë globale COVID-19, gjersa do të jetë i gatshëm për publikun më datë 6 nëntor.
“’C‘EST LA VIE’, një këngë e re për ju publik dhe fansa të dashur! Video-klipi u realizua jo lehtësisht për shkak të situatës jo të zakonshme, por mendoj pikërisht në këtë moment kemi nevojë për nota shpirti dhe dashurie. (YouTube premierë në 06.11.2020)”, ka shkruar Ledina Çelo në Instagram.
Për realizimin e kësaj kënge ajo i është rikthyer bashkëpunëtorëve të aj të vjetër – tekstshkruesit Olti Curri, i cili është kujdesur për vargjet e këngës. /Telegrafi/
You may like

“Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura










