Maqedoni
Kushtetuesja: Tërheqja e faljes së Ivanovit, e ligjshme dhe kushtetuese – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Gjykata Kushtetuese vendosi, abolimi i tërhequr për 56 personat e ish-Presidentit Gjorge Ivanov është i ligjshëm. Gjykatësit kushtetues, me pesë vota “pro” dhe tre “kundër”, vendosën të ndërpresin procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 11 – a, të Ligjit për Faljen, i cili përcakton që falja e dhënë të mund të tërhiqet brenda 30 ditëve pas vendimit të miratuar për amnistinë. Sipas disa gjykatësve, qytetarëve nuk mund t’u mohohet e drejta për të kërkuar revokimin e abolimit, nëse besojnë se mund ta dëshmojnë pafajësinë e tyre në gjykatë. Avokati Elenko Milanov nuk pajtohet me qëndrimin e gjykatësve. Ai është avokati mbrojtës i disa të pandehurve në rastet e ish PSP-së, të cilët ishin pjesë e abolimit, që u miratua dhe u tërhoq më pas.
Nuk do të dakordohem, që anulimi është ligjor dhe kushtetues, sepse ajo që ka miratuar Gjykata Kushtetuese është që dispozita, që Presidenti mund të anulojë ndonjë abolim, është në fuqi ligjore, dhe kjo mund të jetë e vlefshme, por ajo mund të jetë e vlefshme nga momenti i miratimit të atij ndryshimi, ose është futur neni 11 – a – deklaroi Elenko Milanov, Avokat.
Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Nenit 11 – a, ishte që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë nëse ish-kreu i shtetit Ivanov, mund të tërheqë faljet për 56 persona që i dha në vitin 2016. Në listën atyre që lirohen nga përgjegjësia penale ishin kryetari i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruveski, Sasho Mijallkov, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska. Pas presionit të opinionit, Ivanov e tërhoqi faljen, ndërsa kërkesa për tërheqjen e faljeve atëherë publikisht kërkuan edhe disa nga të falurit. Deri më tani, të pandehurit në rastet PSP kanë përdorur faljen në sallën e gjyqit dhe pretenduan se një herë falja e dhënë, nuk mund të tërhiqet. Ata gjithashtu e përdorin faljen edhe para Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku theksojnë se të drejtat e tyre janë mohuar me faljen e tërhequr. Por, me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese hapet rruga për rastet e PSP-së, dhe pretendimet e të pandehurve bëhen të pabazuara në Strasburg.
Bojan Stojanovski
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










