Maqedoni
Kritikoi qeverinë, Irani “mban peng” familjen e futbollistit të njohur – Alsat
Published
4 years agoon
By

Familja e futbollistit të njohur iranian, Ali Daei, u pengua nga autoritetet në Republikën Islamike të largohej nga vendi të hënën.
Një fluturim i planifikuar për në Dubai me gruan dhe vajzën e futbollistit në bord, u detyrua të kthehej në Iran, shkruan CNN.
“Gruaja dhe vajza e tij u ndaluan të udhëtonin pasi ata nuk kishin informuar autoritetet përkatëse për vendimin e tyre pavarësisht se ishin urdhëruar ta bënin”, raportoi fillimisht agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, në një artikull që më vonë u tërhoq.
Fluturimi, i cili u nis nga Teherani, u urdhërua të ulej në ishullin iranian Kish në Gjirin Persik, ku familja u urdhërua të zbarkonte.
Daei, 53 vjeç, është ish-kapiteni i ekipit kombëtar iranian të futbollit dhe dikur mbante rekordin për më shumë gola ndërkombëtarë. Ai ka qenë kriktik ndaj qeverisë dhe një mbështetës i zëshëm i protestave të vazhdueshme në Iran, të cilat shpërthyen pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në shtator.
Mediat iraniane raportuan se destinacioni përfundimtar i gruas së Daeit ishin Shtetet e Bashkuara, por vetë futbollisti e mohoi këtë lajm dhe tha se familja po shkonte në një vizitë të shkurtër në Dubai./euronews.al/
You may like

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës










