Showbiz
Kim Kardashian largohet nga Java e Modës në Milano me aeroplanin e saj të ri privat me vlerë mbi 95 milionë dollarë
Published
5 years agoon
By
admin
Kim Kardashian u ngrit në qiellin mbi Italinë të premten mbrëma (24 shkurt), duke u larguar nga Java e Modës në Milano.
Ajo u nis për në shtëpi në Los Angeles nga qyteti italian me aeroplanin e saj të ri privat G65OER me një çmim bazë 95 milionë dollarësh, që ajo thuhet se e kishte ndërtuar nga e para.
Kardashian kishte pritur një vit për avionin, i cili ka një brendësi ngjyrë kremi, kashmiri dhe sedilje lëkure, të njëjtën skemë dizajni si shtëpia e saj, sipas mediave.
Foto: Backgrid
Avioni është i njëjtë me atë të Jeff Bezos. Kim dizajnoi brendësinë me ndihmën e Tommy Clements dhe Waldo Fernandez.

Foto: Backgrid
Megjithatë, me të gjitha personalizimet dhe dizajnin çmimi i plotë për aeroplanin ka të ngjarë Kardashianit t’i ketë kushtuar rreth 150 milionë dollarë, shkruan TMZ.

Foto: Backgrid
Avioni me 18 ulëse mund të jetë i madh dhe i shtrenjtë, por Kardashian është siguruar që të ftuarit të jenë komod, ata që hipin në të veshin një palë pantofla dhe pizhame SKIMS. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
You may like

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027










