Showbiz
Kim Kardashian flet për herë të parë publikisht për lidhjen me Pete Davidson
Published
5 years agoon
By
admin
Kim Kardashian duket se është në një vend të mirë momentalisht sa i përket jetës personale.
Të mërkurën, ylli i “The Kardashians”, 41 vjeçare, u shfaq në “Ellen DeGeneres Show” dhe foli për marrëdhënien e saj me të dashurin Pete Davidson, si dhe për zyrtarizimin romancës së tyre në rrjetet sociale.
“Mendoj se nuk është zyrtare derisa të postoni”, tha Kardashian me shaka për prezantuesen Ellen DeGeneres.
Pete dhe Kim Kardashian (Foto: Instagram)
“Kam fotot tona më të lezetshme dhe dua të jem si, “O Zot, ne jemi shumë të lezetshëm”. Por atëherë unë jam si, “Mos u bëj kaq e dëshpëruar. Mos posto kaq shumë, thjesht bëje një vështrim”, ndau ajo. “Nuk e di se cila është gjëja e duhur për të bërë, pasi nuk jam takuar që përpara se të ekzistonte Instagrami. Po, nuk e di se cilat janë rregullat”.
Kardashian bëri debutimin zyrtar të lidhjes me yllin e “Saturday Night Live” në Instagram më 11 mars.
Nëna e katër fëmijëve ndau dy fotografi së bashku me komedianin, i cili është 28-vjeçar, 13 vite diferencë në moshë.
Marrëdhënia me Davidson vjen në mes të betejës së vazhdueshme ligjore me ish-bashkëshortin Kanye West, të cilit i paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të vitit të kaluar.

Pete dhe Kim Kardashian (Foto: Instagram)
Reperi, 44 vjeçar, vazhdon të komentojë publikisht lidhjen e Kardashian dhe Pete.
Kim në anën tjetër u shpall ligjërisht beqarë më 1 mars.
Gjatë intervistës, DeGeneres, 64 vjeçare, i tha gjithashtu Kardashian: “Unë shoh një ndryshim tek ju, një lehtësi për ju, një anë krejtësisht të ndryshme”.

Foto: Screenshot/YouTube
“Ndihet mire”, u përgjigj themeluesja e “SKIMS”. “Unë mendoj se është thjesht në jetë, si pa marrë parasysh se çfarë është, unë thjesht mendoj se inkurajoj miqtë e mi dhe njerëzit që i dua thjesht të jenë të lumtur”.
Çifti i ri nisën lidhjen në muajin tetor të vitit 2021, në bazë të fotografive të tyre të përbashkëta që qarkulluan në tabloidet ndërkombëtare. /Telegrafi/
You may like

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja










