Showbiz
Johnny Depp hoqi dorë nga roli në “Titanic” sepse nuk mundi të lexonte 15 faqe të skenarit: Pata vështirësi
Published
11 hours agoon
By

Roli i Jack Dawson në “Titanik” iu ofrua fillimisht Johnny Depp-it, por ai hoqi dorë pasi pati vështirësi të lexonte rreth 15 faqe të skenarit. Megjithatë, siç tha ai, e dinte që filmi do të ishte një sukses i madh.
“Titanik” është një nga filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë dhe shënoi një pikë kthese në karrierën e Leonardo DiCaprio-s dhe Kate Winslet. Sot është e vështirë të imagjinohet dikush tjetër në rolin e Jack Dawson dhe dihet pak se roli iu ofrua për herë të parë Johnny Depp-it.
Sipas revistës Far Out, një vit para premierës, Deppit iu dha mundësia të njihej me skenarin e James Cameron dhe të merrte në konsideratë rolin kryesor.
“E pata të vështirë të lexoja rreth 15 faqe të skenarit për Titanikun. Ishte e tmerrshme. Dua të them, nuk mund ta duroja,” tha ai dikur.
Aktori u largua shpejt nga projekti. Çuditërisht, pavarësisht përshtypjes së keqe që i la skenari, ai ishte i vetëdijshëm për potencialin e filmit.
“E dija që Titaniku do të ishte një sukses i madh”, tha Depp.
Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi aktor i përmendur për këtë rol. Ndër emrat e lidhur me projektin ishin Matthew McConaughey, Ethan Hawke, Chris O’Donnell, Christian Bale dhe Paul Rudd. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be
You may like

Robbie Williams u përgjigjet pretendimeve se Olivia Rodrigo e kopjoi hitin e tij ikonik

Zanfina Ismaili tregon se ka qenë e bullizuar nga kolegët dhe ish-misset: Jemi popull paragjykues, për seksualitet ia kemi kaluar edhe Evropës

Ylli i “Full House”, Jodie Sweetin tregon se si financat e saj morën fund për shkak të varësisë nga droga

Keanu Reeves rikthehet në rolin e John Wick, por në filmin e ri të animuar “Ultraman: Rising”

Bella Hadid uroi të atin për ditëlindje: Faleminderit për gjakun e bukur, je shumë i dashur

Tensione në shtëpinë e BBVK 5, Anjeza humbet durimin ndaj Zojës – eskalon deri edhe në prekje fizike











