Maqedoni
Ish-kryeministri izraelit: Putin më ka premtuar se nuk do ta vrasë Zelenskyn – Alsat
Published
4 years agoon
By

Ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se ka marrë premtim nga presidenti rus, Vladimir Putin që nuk do ta vrasë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Bennett ka shërbyer për periudhë të shkurtër si ndërmjetësues mes dy vendeve.
Ai madje ka qenë një prej liderëve të paktë që kanë takuar Putinin, pak javë pas nisjes së luftës në Ukrainë, shkruan REL.
Ndonëse përpjekjet e Bennettit për ndërmjetësim mes dy vendeve duket se kanë pasur pak rezultat në ndalje të luftimeve, disa deklarata të bëra në një intervistë të dielën, kanë vënë në pah diplomacinë dhe masat urgjente që janë marrë për të ulur shkallën e konfliktit në ditët e para.
Në një intervistë që ka zgjatur për pesë orë, Bennett ka prekur shumë tema, dhe më pas ka thënë se i ka kërkuar Putinit nëse synon ta vrasë Zelenskyn.
“E kam pyetur ‘si është puna më të? A jeni duke planifikuar vrasjen e Zelenskyt?’ Ai më ka thënë se ‘nuk do ta vrasë Zelenskyn’. Më pas i kam thënë që të më japë fjalën se nuk do ta vrasë Zelenskyn. Ai ka thënë se ‘nuk do ta vrasë Zelenskyn’”.
Bennett më pas ka thënë se e ka telefonuar Zelenskyn për ta informuar rreth premtimit të Putinit.
“Më dëgjo, dola prej takimit, ai nuk do të të vrasë. Ai më pyeti ‘a jeni i sigurt?’ I kam thënë se ai nuk do ta vrasë”./euronews.al/
You may like

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5










