Showbiz
Ish-deputetja serbe me fjalë të mira për Dua Lipën
Published
6 years agoon
By
admin
Një reagim aspak i zakonshëm ka ardhur nga ish-deputetja serbe Radaj Trajkoviç në adresë të Dua Lipës.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Trajkoviç ka shprehur se çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të Duas.
Më tej ajo shkroi: “Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një Kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të bashkohet, e jo të na ndajë”.
E admirueshme fakti sesi muzika arrin të depërtojë dhe të thyejë barriera, që politika ndër vite nuk ka arritur t’i bëjë.
Theksojmë që suksesi global i yllit të popit ka shënuar një rekord të ri me 153 milionë këngë të dëgjuara, duke u bërë kështu ndër artistet më të suksesshme në histori.
Ndërkohë fansat me padurim po presin projektet e reja muzikore.
Kujtojmë që Dua pak kohë më parë nxiti publikun që të votojnë në sondazhin online për të futur Kosovën në hartën e “Apple”. /Gazeta Sinjali/
You may like

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027










