Maqedoni
“Grupi i zjarrit” si druan përjashtimit nga BDI – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetare: Evi Shkupi
Mbledhja e një dite më parë në BDI ka shërbyer që raportet e krisura brenda partiake të thellohen edhe më shumë. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhit tha se nuk i druajnë përjashtimit nga partia, sepse sipas tij, ata janë në BDI që nga themelimi dhe deri sot nuk ka ndodhur të ketë përjashtime. Një ditë më parë sipas Mexhitit debati u mbyll në mënyrë artificiale përmes mbivotimeve. Mexhiti tha se Ahmeti në të kaluarën bënte thirrje për krijim të fraksioneve si në çdo parti tjetër evropiane, por çuditërisht ai e kundërshton këtë ide kur propozimi për diçka të tillë vjen nga brenda partisë së tij. Ai tha se fraksioni vërtet nuk parashikohet në Statutin e partisë, por tha se statuti nuk duhet respektuar me përjashtime, duke përmendur se shumë vendime në BDI janë marrë bazuar në vullnetin politik dhe jo në statut. Ky fraksion siç tha Mexhiti do të formalizohet.
“Do të jetë aktiv në të ardhmen, do të ketë strukturat e tij dhe do të paraqesim jo vetëm dallimet strukturore, programore dhe idetë e qëndrimet tona politike për çdo temë. Është e vërtetë që në statut nuk qëndron, mirëpo në bashkimin demokratik për integrim ka shumë gjëra që janë ndërmarrë dhe më me rëndësi ka qenë vullneti politik, se sa norma statutore. Se nëse shkojmë ashtu, as koordinatorët që u caktuan në Saraj dhe Çair, të cilët zakonisht caktohen nga zona të tjera që të jenë neutral këtu u caktuan nga degët e njëjta, pra më tepër janë koordinator për të përçarë degët e Çairit dhe Sarajit”, tha Izet Mexhiti- nënkryetar i BDI-së.
Sa i përket mundësisë për formimin e një partie të re, Mexhiti tha se largimet, shkarkimet dhe opsionet e tjera nuk duhet të mendohen, në rast se Ahmeti demonstron kapacitet demokratik si gjatë këtyre 20 vjetëve. Sipas tij, nuk mund të paraqitet Fronti Evropian, nëse kundërshtohet fraksioni që është pjesë e vlerave evropiane. Një ditë më parë Ali Ahmeti tha se BDI respekton vlerat e demokratike
“Çdo veprim ndryshe nga statuti është anarki dhe anarkia është armiku më i madh i demokracisë. Parimi është, pakica i bindet vendimit të shumicës.. Ky është parimi më demokratik, përndryshe të bëhemi anarki anarkike dhe të punojmë kush siç do”, theksoi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
Krisjet e marrëdhënieve brenda BDI-së tashmë as nuk po përpiqen t’i kamuflojnë. “Artanistët” dhe” Grupi i zjarrit”, siç tashmë janë të njohur në opinion nuk po kursejnë kritikat, akuzat dhe sulmet verbale mes tyre. Për “ Grupin e Zjarrit”, në BDI ka standarde të dyfishta, ndërsa për palën tjetër uniteti në parti duhet të jetë temë kryesore./Alsat.mk
You may like

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se është shtruar në spital për çrregullime të të ngrënit

Aktorja Dafne Keen flet për Hollywood-in: Më ofruan kokainë kur isha 11 vjeçe

Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t’i ndarë dhe qetësuar gjakrat










