Showbiz
Flaka Krelani ironizon Lori Hoxhën, e quan “kthim të borxhit” fitoren e Ilirit në BB VIP
Published
5 years agoon
By
admin
Fitorja e Ilir Shaqirit në Big Brother VIP ka ngjallur reagime të shumta duke mos u pritur mirë nga të gjithë.
Edhe emra të njohur kanë shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësitë e tyre përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.
Një ironizim për fitoren e mbrëmshme të balerinit ka bërë edhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Flaka Krelani.
Foto: Flaka Krelani/Instagram
Flaka në vitin 2014 ishte përballë Lori Hoxhës në spektaklin “Dancing With The Stars 4”, ku kjo e fundit u shpall fituese, ndërsa në juri ishte kryetar Ilir Shaqiri, i cili dha vendimin përfundimtar të fituesit.
Fitorja e saj atë kohë kishte nxitur reagime të shumta, duke u konsideruar si një vendim i padrejtë nga disa.

Foto: Dancing With The Stars
Kjo ka bërë që këngëtarja nga Gjakova fitoren e mbrëmshme të Ilirit në Big Brother VIP ta konsiderojë si një “kthim borxhi” të Lorit ndaj tij duke ia dhënë çmimin kryesor të BB VIP.
“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, ka shkruar motra e këngëtares, Qeqa, të cilën e ka ri-postuar edhe Flaka duke shtuar: “Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”. /Telegrafi/

Foto: Flaka Krelani/Instagram
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










