Maqedoni
Emigrantët e kthyer prapa në ujërat turke nga elementët grekë tregojnë përjetimet e tyre – Alsat
Published
4 years agoon
By
Emigrantët e parregullt që u shpëtuan nga ekipet e Rojës Bregdetare Turke në brigjet e rajonit Kuşadası në Aydın të Türkiye-s, treguan trajtimet çnjerëzore nga elementët grekë të cilët i shtynë ata prapa në ujërat turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grup emigrantësh të parregullt me një gomone, më 20 dhjetor u ndaluan nga Roja Bregdetare Greke para ishullit Samos dhe u shtynë pas në një pikë pranë ujërave territoriale turke.
Pasi gomonia filloi të marrë ujë, 2 emigrantë të parregullt humbën jetën ndërsa 43 emigrantët e parregullt në gomone u shpëtuan nga ekipet e Rojës Bregdetare Turke në afërsi të kalimit të zonën Dilek në Kuşadası.
– “Kërkuam ndihmë me zë të lartë, por nuk na dëgjuan”
Një nga emigrantët e parregullt të shpëtuar tha se në orët natës së 20 dhjetorit bënë një rrugë prej rreth 4.5 orë në det.
“Roja Bregdetare Greke na u afrua”, tha emigranti i parregullt duke shtuar se “Na lidhën me një litar dhe na tërhoqën me shpejtësi sa majtas sa djathtas. Kërkuam ndihmë nga ata me zë të lartë, por nuk na dëgjuan. Deti ishte me shumë dallgë. Gomonia u mbush me ujë dhe disa persona humbën jetën”.
– “Mund të humbnim jetën të gjithë”
Një tjetër emigrant i parregullt tha se bashkë me grupin u hapën në det dhe arritën në breg në orën 02:00 sipas kohës lokale.
“Ekipet e Rojës Bregdetare Greke erdhën menjëherë. Shkulën motorin e gomones dhe e hodhën në det. Na lidhën me litarë. Kishte dallgë të mëdha dhe stuhi. Formonin dallgë vazhdimisht me anijen e tyre. Më pas mbërriti një anije tjetër më e madhe e Rojës Bregdetare Greke. Ne menduam se do të silleshin më mirë, por u sollën edhe më keq”, tha një emigrant duke shtuar se:
“Pothuajse ajo anije e madhe po kalonte mbi ne. U mbajtëm me vështirësi në gomone, gratë përjetuan rrezikun e rënies në ujë. Bënë të ndihen shumë keq kryesisht gratë shtatzëna. Ato ishin shumë të lodhura dhe fjetën. Ishte një grua me 2 foshnje, njëri 3 muajsh dhe tjetri 1.5 vjeç. Mund të humbnim jetën të gjithë. Një shok i imi nuk ka asnjë informacion nga gruaja e tij shtatzënë 5-muajshe. Ai është shumë i shqetësuar”.
You may like

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë










