Showbiz
Dua Lipa e pathyeshme, fiton dy çmime të rëndësishme në LOS40 Music Awards 2020
Published
6 years agoon
By
admin
Ajo i ka të shumta suksese dhe çmimet ndërkombëtare.
Të shtunën në mbrëmje, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shtoi edhe dy trofe më shumë në vitrinën e saj.
Ajo ka arritur të dalë triumfuese në dy kategori të rëndësishme në LOS40 Music Awards, që ndryshe njihet edhe si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Spanjë.
Foto: Dua Lipa/Instagram
25-vjeçarja ka fituar çmimin “Artisti më i mirë internacional” dhe “Albumi më i mirë internacional”, për albumin e saj shumë të suksesshëm që e nxori në shitje këtë vit, ‘Future Nostalgia’.
Për gjithë këtë sukses, Dua pati një falënderim për fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku edhe publikoi fotografi me dy trofetë e saj të fituara në këtë event.
“Uau, faleminderit për të gjitha Los40! Albumi më i mirë internacional dhe Artistja më e mirë internacionale. Faleminderit juve që më patët sërish në skenën tuaj! Unë shpresoj që herën tjetër të mund të vi në një prej vendeve të mia më të preferuara në botë – Madrid dhe t’ju shoh ju të gjithëve! Faleminderit, faleminderit”, ka shkruar artistja shqiptare në Instagram.
Dua nuk është shqiptarja e vetme e shpërlbyer në këtë mbrëmje, pasi çmim LOS40 Music Awards 2020 ka marrë edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Ava Max.
Kjo e fundit ka triumfuar në kategorinë “Klipi më i mirë kombëtar (spanjoll) i vitit”, për klipin e saj “Tabu” në bashkëpunim me artistin latin Pablo Alborán.
Mbrëmja e LOS40 Music Awards 2020 ashtu si çdo mbrëmje tjetër muzikore e ndarjes së çmimeve është mbajtur virtualisht, për shkak të pandemisë globale COVID-19. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










