Showbiz
Dua Lipa e para në listën vjetore të Billboard për “100 artistet më të dëgjuara të vitit”
Published
6 years agoon
By
admin
Billboard ka publikuar këto ditë listën vjetore për top 100 femrat më mira artiste dhe të dëgjuara gjatë vitit 2020.
Për herë të parë në histori, kjo listë kryesohet nga një shqiptare dhe ajo është Dua Lipa.
Dua ka arritur që të kryesojë listën e “Billboard Hot 100” për 100 artistet më të mira të këtij viti.
Ajo ka lënë prapa në vendin e dytë artisten Megan Thee Stallion, gjersa në vendin e tretë ndodhet Billie Eilish.
Në top 5 janë gjithashtu reperja Doja Cat dhe këngëtarja Maren Morris, që përkatësisht kanë vendin e katërt dhe të pestë.
Ndërkohë dhjetëshja përmbyllet edhe me emrat e njohur si: Lizzo, Taylor Swift, Gabby Barrett, Tones And I dhe Selena Gomez.
Dua Lipa ka qenë pa diskutim një nga artistet femra më të suksesshem sivjet në tregun ndërkombëtar dhe edhe statistikat e fundvitit të nxjerra nga platforma Spotify, zbuluan se ajo ishte dëgjuar plot 3.8 miliardë herë gjatë vitit 2020. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










