Maqedoni
Cilat janë simptomat e para të presionit të lartë të gjakut? – Alsat
Published
4 years agoon
By

Kur bëhet fjalë për sëmundjet e lidhura me zemrën, presioni i lartë i gjakut është një nga kushtet më të zakonshme.
Gjaku ka nevojë për një presion të caktuar për të pompuar nëpër trup, por kur ky presion bëhet shumë i lartë, ai mund të dëmtojë ndjeshëm arteriet dhe enët e gjakut. Kur presioni i lartë i gjakut bëhet një problem kronik, mund të çojë në grumbullimin e pllakave në muret e enëve të gjakut. Sa më shumë pllaka të ketë, aq më të ngushta janë enët e gjakut, duke e bërë më të vështirë për gjakun të pompojë në mënyrë efikase.
“Në Shtetet e Bashkuara, 47 për qind e popullsisë është diagnostikuar me hipertension. Obeziteti, diabeti, stërvitja e pamjaftueshme, dieta e varfër, konsumimi i tepërt i alkoolit, përdorimi i duhanit dhe gjenetika të gjitha kontribuojnë në rrezikun e hipertensionit”, thotë Dr. Rand McClain për SheFinds.
Rreth 18 për qind e të gjitha vdekjeve në nivel global mund t’i atribuohen hipertensionit (rreth 9.4 milionë njerëz). Dhe problemi më i madh është se presioni i lartë i gjakut mund të mos shfaqë asnjë simptomë. Prandaj e quajnë “vrasësi i heshtur”.
Simptomat e para të presionit të lartë të gjakut mund të jenë dhimbja e kokës, gjakderdhja nga hunda, lodhja, problemet me shikimin, gulçimi, rrahjet e zemrës dhe zhurma në vesh. Megjithatë, matja e presionit është baza për vendosjen e një diagnoze dhe për monitorimin e efektit të terapisë.
You may like

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni










