Në Tiranë, Ushtruesja e Detyrës – Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti sot një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë, ku bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë...
Qeveria gjermane ka rikonfirmuar pozicionin e saj se vaksinat kundër koronavirusit duhet të mbesin vullnetare. Në Bundestag, megjithatë, kancelarja Merkel u bëri thirrje qytetarëve të përfitojnë...

Në 24 orët e fundit 920 qytetarë u shëruan nga Koronavirusi, 31 humbën jetën dhe 657 të tjerë rezultuan pozitivë në testet për COVID-19. Nga 920...
Një gjykatë franceze dënoi 14 bashkëpunëtorë në lidhje me sulmet e janarit 2015 ndaj revistës satirike Charlie Hebdo dhe një supermarketi hebraik në Paris. – Advertisment – Mes të dënuarve ishte edhe Hayat Boumeddiene, ish-partnerja e ekstremistit islamik Amedy Coulibaly, që kishte lidhje me personat e armatosur përgjegjës për sulmin ndaj Charlie Hebdo. Coulibaly qëlloi për vdekje një oficere policie 24 orë pas sulmit dhe u vra një ditë më pas më 9 janar nga forcat e sigurisë gjatë një rrethimi në një supermarket hebre. Autoritetet besojnë se Boumeddiene, një nga tre të dyshuarit që po gjykohen në mungesë, është gjallë dhe po i shmanget një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar në Siri, ku ajo është bashkuar me organizatën ISIS. Gjyqi i Parisit filloi në shtator, me 14 të dyshuar si bashkëpunëtorë të terroristëve xhihadistë që përballen me akuza se i kanë ndihmuar ata të kryejnë disa sulme. Sulmi në zyrat e revistës Charlie Hebdo ishte i pari në një seri sulmesh gjatë tre ditëve në janar 2015, duke shënuar fillimin e një rritjeje të dhunës nga ISIS-i në Evropë. Vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi sulmuan zyrat e revistës më 7 janar, duke qëlluar për vdekje 12 persona në emër të al-Kaidës përpara se të arratiseshin. Revista kishte botuar karikatura të Profetit Muhamed vite më herët. Dy ditë më vonë, të premten, në prag të fillimit të ditës së shenjtë hebraike të javës, Coulibaly, një francez me origjinë nga Mali, sulmoi një supermarket hebraik, duke vrarë katër pengje në emër të Shtetit Islamik, ndërsa vëllezërit Kouachi morën kontrollin e një shtypshkronje jashtë Parisit. Sulmuesit u vranë atë ditë gjatë sulmeve të policisë. Një rrjet tjetër luftëtarësh francezë dhe belgë të ISIS-it sulmoi Parisin përsëri më vonë në 2015, duke vrarë 130 vetë në sallën e koncertit Bataclan, stadiumin kombëtar si edhe bare dhe restorante. 14 bashkëpunëtorët në gjyq u dënuan nën akuza të ndryshme, përfshirë ndihmë në logjistikën e sulmeve të janarit 2015 dhe blerjen e armëve dhe makinave. Akuzat e lidhura me terrorizmin për disa të pandehur u rrëzuan dhe ata u dënuan për krime më të lehta.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shpallur doktor Honoris Causa nga Universiteti i Tetovës në shënimin e 26 vjetorit të themelimit. Kreu i integristëve mori këtë...
Teatri Shqiptar nuk do të hapet zyrtarisht as këtë vit. Premtimet e Qeverisë që 2020 më në fund do të sjellë audiencë në ndërtesën e rindërtuar...
Bashkimi Evropian nuk arriti ta miratojë as kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut e as konkluzionet për zgjerim. Sllovakia, Çekia dhe Austria bllokuan propozim-konkluzionet e zgjerimit,...
Zbatimi i Ligjit për gjuhët në uniformat e policisë mbetet premtim në letër. Qeveria thotë se aktet normative të dorëzuara nga ish ministri i Brendshëm, Agim...
Hotelet dhe banesat private në Ohër edhe përkundër ndalesave për grupime dhe kremtimin e festave të fundvitit, për pritjen e Vitit të Ri ofrojnë aranzhmane dyditore...
Studiuesit që ekzaminuan maska të palosura kirurgjikale me tre shtresa, të cilat shpesh vishen nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, zbuluan se ato filtruan gati tre të...