
Ndërsa ka mbetur pak më shumë se një javë para fillimit të gjyqit të dytë në Senat për ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ekipi i tij ligjor duket të jetë në kaos. Dy avokatë me emër nga Karolina e Jugut, Butch Bowers dhe Deborah Barbier, pritej të ishin avokatët kryesorë të zotit Trump. Por media njoftonte të shtunën se të dyja palët kishin rënë dakord të mos punonin bashkë. Përveç kësaj, tre avokatë të tjerë që njoftohet se kanë punuar me ish-presidentin nuk janë më pjesë e ekipit ligjor të tij, sipas një informacioni të njoftuar fillimisht nga CNN. Sipas njoftimeve, zoti Trump dhe avokatët kishin mosmarrëveshje lidhur me strategjinë ligjore të përshtatshme për gjyqin e 9 shkurtit. Ish–presidenti po përballet me akuzën e “nxitjes së rebelimit” në lidhje me turmën që sulmoi Kapitolin më 6 janar. Ai ka afat deri të martën që t’u përgjigjet këtyre akuzave. Sipas burimeve të mediave, zoti Trump, do që avokatët të përqendrohen tek ideja e provuar si e pavërtetë se ai humbi zgjedhjet presidenciale ndaj Joe Biden-it, sepse ishte viktimë e mashtrimit të gjerë në zgjedhje, në vend që të përqëndrohet tek akuzat për nxitjen e rebelimit. Analistët thonë se gjasat janë që akuzat e Dhomës së Përfaqësuesve ndaj ish-presidentit të rrëzohen, pasi 45 senatorë republikanë votuan në një përpjekje për ta konsideruar gjykimin e ardhshëm si antikushtetues meqë ish-presidenti nuk është më në detyrë. Trump është presidenti i parë amerikan mbi të cilin janë ngritur dy here akuza për shkarkim. Ai u shpall i pafajshëm nga Senati një vit më parë lidhur me akuzat për abuzim pushteti dhe se kishte penguar drejtësinë.

Policia në Rusi ka përdorur forcë dhe ka ndaluar mbi 3,600 persona në mbarë vendin, pasi protestuesit, për të dytën javë me radhë, kërkuan lirimin nga...

Qindra persona protestuan më 31 janar në Budapest të Hungarisë, kundër masave izoluese, që autoritetet kanë vendosur me qëllim që ta frenojnë përhapjen e mëtejme të...

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se ai është i hapur për përdorimin në Gjermani të vaksinave kundër koronavirusit të prodhuara në Rusi ose Kinë....

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1,733 testime të realizuara, 175 persona janë diagnostikuar me virusin...

Policia ka sekuestruar 10 kilogram kanabis gjatë një aksioni të zhvilluar pasditen e sotme në dy lokalcione të Kumanovës. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas, një...

Izraeli do të transferojë 5,000 vaksina kundër koronavirusit tek Autoriteti Palestinez, që të vaksinohen stafi mjekësor që është në vijën e parë të betejës me pandeminë....

Ndër më të prekurit nga pandemia janë edhe zejtarët. Njëri prej 2 mijë zanatçinjve në Shkup Afrim Shabani i cili për vite të tëra i furnizon...

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut lidhur me bisedimet që vendi realizon me ndonjërin nga fqinjët, i marrin nga mediat apo figurat politike të palës tjetër. Gjatë...

Që në fillim të vitit, rezervimi i dasmave ka marr hov të madh për sezonin veror. Nëpër restorantet më të mëdha, muaji korrik dhe gusht është...