
Italia do të përshpejtojë procesin për të miratuar trajtimet me antitrupa, për përdorim për disa pacientë me Covid-19, tha sot ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Ministri...

Disa vende të varfra, të alarmuara që vendet e pasura po marrin miliona vaksina për COVID-19, po vendosin të mos presin vaksinat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera dhe kanë filluar të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre për vaksinat. Juan Carlos Sikaffy, president i Këshillit të Biznesit të Hondurasit, i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se Hondurasi “nuk mund të presë për proceset burokratike ose vendime të gabuara” për t’u dhënë qytetarëve “qetësinë” e ofruar nga vaksina COVID-19. Këshilli i Biznesit Privat të Hondurasit nënshkroi një marrëveshje për blerjen e vaksinave, përmes një garancie bankare. Edhe Serbia gjithashtu po blen vaksina në treg megjithëse ka paguar 4 milion euro për programin COVAX të OBSH-së, një mekanizëm i krijuar për të shpërndarë vaksinat kundër koronavirusit në mënyrë të drejtë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ai nuk mund të priste për COVAX-in, duke parë vendet e pasura të blinin kaq shumë doza. Të njëjtën gjë po bën edhe Shqipëria, e cila ashtu si Serbia dhe vende të tjera...

Ushtria e Mianmarit bllokoi internetin në vend të shtunën, ndërsa mijëra vetë protestuan në qytetin më të madh të vendit, Yangon. Ishte demonstrata më e madhe...

Një ilaç eksperimental kundër kancerit mund të ndihmojë në shërimin e koronavirusit, sipas studiuesve izraelitë. Akademikët izraelitë pretendojnë se 29 nga 30 pacientë, në gjendje të...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se vendi i tij nuk dëshironte që të vinin myslimanët në vend, pasi ndikojnë në kulturën e tyre. “Ne nuk...

Shefat e diplomacisë së Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së deklaruar qëllimin e tyre për të vazhduar lidhjet transatlantike, pas takimit të tyre të parë...

Kreu i OBSH-së kërkoi një zhvillim masiv të kapaciteteve të prodhimit të vaksinave antiCOVID-19 për të mos zbehur të gjithë progresin e bërë në luftën kundër...

Portugalia, spitalet e të cilës janë të mbingarkuara për shkak të COVID-19, do të shqyrtojë mundësinë për të dërguar dhjetëra të sëmurë për trajtim në Austri,...

Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals ishin zhgënjyese. Më 29 janar, kompania, një divizion i gjigantit farmaceutik Johnson & Johnson, njoftoi se vaksina e tij ishte 66% efektive ndaj rasteve të moderuara deri të rënda të COVID-19. Është një rezultat i dobët krahasuar me nivelin 95% të efektivitetit që Pfizer-BioNTech kishte njoftuar për vaksinën e saj, ose 94% të Modernës. Më zhgënjyese ishin të dhënat nga Afrika e Jugut, ku një variant i ri i koronavirusit vdekjeprurës është përhapur gjerësisht. Atje vaksina ishte vetëm 57% efektive. Varianti i Afrikës së Jugut është përhapur në dhjetra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Por këto shifra për efektivitetin fshehin një aspekt të rëndësishëm: Vaksina ishte shumë e efektshme kundër rasteve më serioze. “Asnjë afrikano-jugor nuk përfundoi në spital. Asnjë afrikano-jugpor që mori vaksinën nuk vdiq”, tha drejtori për zhvillimin dhe studimet i kompanisë Janssen, Mathai Mammen në një telefonatë me gazetarët. Lajmi tërheqës ishte se vaksina ishte 85% efektive kundër të gjitha formave të rënda të sëmundjes në të gjitha vendet e studimit, në Afrikën e Jugut, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara. “Nëse vaksinat mund të parandalojnë të sëmururit rëndë dhe vdekjen, kjo e ndryshon rrënjësisht ekuacionin”, tha Jennifer Nuzzo, një studiuese në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. Shndërrimi i COVID-19 nga një sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse në një të ftohtë e “ndryshon përllogaritjen tonë se sa kërcënim paraqet virusi”, tha ajo. Jeta mund të fillojë t’i kthehet normalitetit. Edhe me shfaqjen e varianteve të reja, tha zonja Nuzzo, “unë mendoj se vaksinat, së bashku me masat [maskat dhe distancimi fizik] që po përdorim, funksionojnë mjaft mirë për të më bërë mjaft shpresëdhënëse se po hyjmë në rrugën e normalitetit.” Një virus që ndryshon formë Kjo nuk do të thotë që variantet e reja që shfaqen në Afrikën e Jugut, Brazil, Britani dhe gjetkë nuk janë arsye për t’u shqetësuar. Veçanërisht shqetësuese janë ata me disa mutacione specifike që e bëjnë më të lehtë për virusin të futet në qeliza....

Në kopertinën e gazetës Süddeutsche Zeitung dhe në instagram nën hashtagun #actout sheh fotografitë e 185 nëshkrueseve dhe nëshkruesëve të manifestit të botuar rishtazi me titullin...