Maqedoni
Borrell i informon ministrat e jashtëm të BE-së për rezultatet dhe hapat e radhës në dialog – Alsat
Published
4 years agoon
By

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë duke informuar ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, për rezultatet dhe hapat e radhës në dialogun Kosovë-Serbi.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në konferencë për medie të hënën.
Ai nuk pranoi të komentojë rezultatet e takimeve të Lajçak dhe katër emisarëve të tjerë ndërkombëtar gjatë javës së kaluar në Kosovë dhe Serbi, por tha se pas takimit Borrell do të mbajë konferencë për medie në orën 18:00.
“Sa i përket asaj se si kanë shkuar takimet, përfaqësuesi special, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimeve të tij, edhe në Prishtinë edhe në Beograd, duke bërë një përmbledhje. Ndërsa hapi i radhës, i menjëhershëm do të jetë informimi i ministrave në Këshillin për Punë të Jashtme, për rezultatet dhe hapat e radhës në dialog, ndërsa më shumë do të mund të dëgjoni kur të mbahet konferenca për shtyp, pas takimit të Këshillit”, tha ai.
Javën e kaluar në Kosovë dhe Serbi, qëndruan për vizitë një delegacion i emisarëve ndërkombëtar për të dinamizuar procesin e dialogut./KosovaPress/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










