Showbiz
Akili ofendon rëndë Sharrin: Je i paburrë, e di çfarë bën me meshkujt jashtë
Published
17 hours agoon
By

Një debat i ashpër dhe tejet i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë kësaj radhe kanë qenë aktori Akil Varfi dhe këngëtari Sharr Braina.
Përplasja mes dy banorëve ka eskaluar me ofendime të shumta nga ana e Akilit, i cili gjatë debatit i është drejtuar Sharrin me fjalë të rënda, duke vënë në pikëpyetje edhe burrërinë e tij.
“Je i paburrë, ke frikë se e di se çfarë di unë për ty jashtë”, i tha Akili, duke lënë të kuptohet se ka informacione për këngëtarin që lidhen me jetën e tij jashtë shtëpisë.
Ai vazhdoi me akuza dhe ofendime të tjera, duke iu drejtuar Sharrin me tone gjithnjë e më të ashpra.
“Ato punë shko bëj me shokët e tu jashtë, që i rruani leshet e njëri-tjetrit, jo me mua. Unë e ruaj hala burrninë. Ti je i paburrë”, deklaroi aktori i tensionuar.
Situata nxiti reagime të shumta mes banorëve, ndërsa përplasja mes tyre për pak sa nuk kaloi edhe në përballje fizike.
Disa prej banorëve ndërhynë për t’i ndarë dhe qetësuar dyshen, në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Kështu, tensionet në shtëpinë e BBVK 5 po vazhdojnë të prodhojnë përplasje të forta mes banorëve, ndërsa këtë herë debati mes Akil Varfit dhe Sharr Brainës ka marrë përmasa edhe më serioze. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be
You may like

“You Can See Everything” u bë dokumentari i dytë me fitimet më të larta në Amerikën e Veriut

Kënga franceze e PNL-së bëhet kolonë zanore e protestave të të rinjve shqiptarë, jehonë edhe në mediat franceze

Emily Ratajkowski me një fustan që mezi mbahej në trup: Vetëm një qepje ndante elegancën nga lakuriqësia

Salma Hayek shkëlqen me fustan të kuq në eventin prestigjioz në Los Angeles

Akil Varfi nuk i ndahet Sharr Brainës: Si fëmijë i keq

Bini Diez i kundërpërgjigjet Nichit, pretendon se investoi 60 mijë euro në karrierën e tij dhe paralajmëron padi për shpifje










