Showbiz
Adele arrin e veshur plot elegancë në tapetin e kuq të Brit Awards 2022
Published
5 years agoon
By
admin
Adele bëri një paraqitje glamuroze teksa u shfaq në tapetin e kuq të Brit Awards 2022 në “The O2 Arena” të Londrës të martën.
Këngëtarja 33-vjeçare, e cila sonte (e martë) është e ftuar speciale për të performuar në këtë event, duket qartë se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa bëri një sërë shprehjesh dramatike gjatë defilimit në tapetin e kuq të mbrëmjes së çmimeve.
Shfaqja elegante e yllit britanik vjen teksa ajo vazhdon të përballet me reagime për shkak se dëmtoi xhepin e mijëra fansave që kishin blerë biletat për koncertet e saj, me anulimin e turneut të saj, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “Easy On Me” u sigurua që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa ajo ishte veshur me një fustan të zi të gjatë.
Adele dukej rrezatuese për mbrëmjen me veshjen e cila karakterizohej me një dekolte të thellë me një detaj të dukshëm.

Këngëtarja britanike i shtoi edhe më shumë shkëlqime dukjes me vendosjen e një palë vathëve diamanti në veshtë e saj.
Flokët e saj bionde ishin lënë në valë të lirshme, gjersa shumë pak makijazh në fytyrën e saj, bëri që të vihej më shumë në pah dukja e saj natyrale.

Adele do të performojë sonte (e mërkurë) në Brits, ku edhe është nominuar për disa çmime të rëndësishme.
Ajo sivjet kandidon për të fituar trofetë në kategoritë: “Artisti/ja më i/e mirë i/e vitit”, “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘30’, “Kënga e vitit” për këngën ‘Easy On Me’ dhe “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”. /Telegrafi/








You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










