Connect with us

Bota

A e dini se bimët nxjerrin tinguj kur janë të dehidratuara – Alsat

Published

on

Imagjinoni sikur bimët tuaja të shtëpisë mund t’ju tregojnë se kur janë të etur. Sipas gjetjeve të fundit nga studiuesit, shanset janë që ata po bëjnë pikërisht këtë, vetëm se ju nuk mund t’i dëgjoni ato.

Shkencëtarët në Izrael kanë zbuluar se bimët e domates dhe duhanit bëjnë tinguj kur janë të dehidratuara ose kur kërcelli i tyre pritet. Frekuenca e këtyre tingujve është shumë e lartë për veshët tanë, por ato me siguri mund të dëgjohen nga insektet ose gjitarët e tjerë. Audioja e zërit me frekuencë të reduktuar mund të dëgjohet këtu .

– Edhe në një fushë të qetë ka tinguj që ne nuk i dëgjojmë, dhe ato tinguj bartin informacion – tha autori i hulumtimit, Lajlak Hadani.


Foto: Pixabay

Ekipi thekson se vibrimet tejzanor nga bimët janë vërejtur edhe më parë, por kjo është prova e parë që ato transmetohen përmes ajrit. Sipas Hadanit, bimët ndërveprojnë me insekte dhe kafshë të tjera gjatë gjithë kohës.

Studiuesit arritën në përfundimin se bimët që janë të stresuara, pra të dehidratuara ose përballen me një problem tjetër, lëshojnë më shumë tinguj sesa ato që nuk janë të stresuara.

Nuk është e qartë nëse bimët bëjnë tingujt në një përpjekje për të komunikuar, por ato mund të kenë implikime ekologjike dhe evolucionare, që do të thotë se disa organizma mund të kenë evoluar për të dëgjuar ato tinguj.