Showbiz
Djali i artistit Bobby Brown vdes në moshën 28 vjeçare
Published
6 years agoon
By
admin
Djali i artistit amerikan, Bobby Brown, është gjetur i vdekur në Los Angeles, ka konfirmuar policia.
Bobby Brown Jr, 28 vjeçar, u gjet i vdekur të mërkurën në shtëpinë e tij, pasi policia u thirr në një ‘urgjencë mjekësore’.
Deri më tani nuk u zbulua asnjë shkak i vdekjes, por që nuk ka asnjë dyshim.
Vëllai i Brown Jr, Landon, reagoi menjëherë pas vdekjes së të vëllait me një postim bardh e zi të publikuar në Instagram me mbishkrimin, “Të dua përgjithmonë mbret”.
E dashura e tij, Anna Reed, po ashtu shkroi në Twitter: “Qiejt fituan një engjëll, por unë humba shpirtin tim binjak”.
Ashtu si babai i tij, Bobby Brown Jr, ishte një interpretues dhe publikoi një nga këngët e tij të fundit në muajin shtator të quajtur, “Say Something”.
Foto: Getty Images
Vdekja e tij vjen në një seri tragjedish personale që i ndodhin familjes së tyre.
Kjo pasi tetë vjet më parë njerka e tij, Whitney Houston u mbyt aksidentalisht në një banjo dhe pesë vjet pasi motra e tij 22-vjeçare, Bobbi Kristina vdiq në rrethana të ngjashme. /Telegrafi/
You may like

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Fotografi shqiptar Fadil Berisha nderohet në Vatikan me medaljen “Humanitas Magnifica”

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim










