Maqedoni
Zaev e Pendarovski nuk ndjejnë përgjegjësi për veton bullgare – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Kryeministri, Zaev mbetet optimist se deri në fund të vitit mund të gjendet zgjidhje për kontestin maqedono-bullgare, përmes dialogut dhe mirëkuptimit. Ndërsa Presidenti, Pendarovski tha se gjasat për zgjidhje sa vijnë e zvogëlohen. Zaev e Pendarovski thanë se nuk ndjejnë përgjegjësi për veton bullgare.
Vazhdojmë me retorikë miqësore dhe të dialogut, jo retorikë të nxitjes së konflikteve. Me Bullgarinë kemi komunikim në të gjitha nivelet, komunikimi kryesor momentalisht zhvillohet mes ministrave të Jashtëm. Nuk e humbim shpresën, duhet të bëjmë çmos deri në moment të fundit, nëse është e mundur deri në fillimin e dhjetorit për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare nën udhëheqjen e presidencës gjermane”-tha Zoran Zaev, kryeministër.
Nuk ndjej përgjegjësi për veton sepse as nuk kemi nënshkruar e as që kemi rëndë dakord për diçka jashtë marrëveshjes. Po të kishim nënshkruar, vetë do të jepnim dorëheqje, s’do të kishte nevojë ta kërkonte dikush. Marrëveshja nuk ofron bazë juridike për bllokadë, sepse kërkesat bullgare nuk figurojnë në Marrëveshje”-pohoi Stevo Pendarovski, president.
Dy krerët shtetërorë iu kërkuan qytetarëve të tregohen të përmbajtur, ndërkohë që ndjejnë se fqinji lindor po iu bën padrejtësi. Nga ana tjetër, Ministrja e Jashtme, Zaharieva akuzoi Qeverinë e Shkupit se për 30 vitet e fundit jo vetëm që ka toleruar, por e ka stimuluar gjuhën e urrejtjes ndaj popullit bullgar. Fyerjet e shumta seksiste që së fundmi i janë adresuar asaj, i cilësoi si argument të thjeshtë pse Maqedonia e Veriut nuk mund të hyjë në BE. Shtoi se Shkupi nuk ka zbatuar esencën e Marrëveshjes së 2017-tës, që nuk përfshin vetëm historinë e përbashkët.
Kishte dy takime për çështjen e Goces. Jo, kjo nuk është puna e politikanëve, për faktet historike duhet të merren vesh historianët dhe të na propozojnë tekst. Por politikanët duhet t’i bëjnë punët e tjera: ta ndalin gjuhën e urrejtjes, të krijojnë kushte jo pengesa për bizneset, vërtetë të shtrojnë rrugë. Vlerësimi për mos-realizimin e Korridorit 8 nuk është vetëm i Bullgarisë. Asgjë nuk lëviz”-tha Ekaterina Zaharieva, ministre e Jashtme e Bullgarisë.
Që t’ia hapë rrugën drejt BE-së, Sofja e kushtëzon Shkupin me respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017, udhërrëfyes me afate të sakta për zbatimin e marrëveshjes dhe tekst të qartë se pakica maqedonase në Bullgari nuk njihet. Së fundmi, DASH ftoi dy vendet t’i zgjidhin çështjet dypalëshe jashtë procesit anëtarësues, duke paralajmëruar se prolongimet mund ta vendosin në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së në rajon. Veton bullgare e dënoi Këshilli i ambasadorëve si akt të pashembulltë, me çka Bullgaria nuk paraqitet para botës si shtet me orientim evropian, që i respekton dhe zbaton vlerat evropiane dhe standardet e vetë-përcaktimit, të drejtat e njeriut, demokracinë, vlerat dhe dallimet gjuhësore dhe kulturore.
Anesa Salihu
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










