Maqedoni
Banorët e Çairit dhe Butelit në panik nga vjedhja e vazhdueshme e automjeteve – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Banorët e rajonit të komunës së Çairit dhe Butelit në panik nga vjedhja e automjeteve. Në rrjetet sociale qytetarët kanë alarmuar se për një periudhë të shkurtër janë vjedhur më shumë makina, sidomos të tipit Golf 5. Automjeti i fundit i këtij tipi është vjedhur një ditë më parë në lagjen Fushë Tophanë. Qytetarët e anketuar, në këtë lagje thonë se kohëve të fundit kanë dëgjuar për vjedhje të shumta dhe të ndryshme. Dyshojnë se vjedhësit janë nga vende të tjera.
Vazhdimisht vjedhin në këtë pjesë, vazhdimisht vjedhin. Nuk e di, ndoshta vijnë prej rretheve tjera, ose lagjeve tjera. E njëjta gjë si qentë që po i depërtojnë prej një qyteti në një komunë tjetër edhe vjedhjet e veturave, e vjedhjet tjera bëhen prej lagjeve tjera.
A ka siguri aq sa duhet? Nuk ka, ja sa vijnë menjëherë shkojnë, ajo është, vijnë e shkojnë, nuk e di se çka është puna!
Kjo është diçka e habitshme, pse e bëjnë nuk e di çka është puna. // Siç duket nuk ka siguri duhet të kontrollohen, vjedhësit duhet ti gjejnë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë panik. Zëdhënësi Toni Angellovski, konfirmon se në dy javët e fundit në Çair dhe Butel janë paraqitur si të vjedhura vetëm dy makina.
“Ne në këtë periudhë nga 1 nëntori deri më 16 nëntor, është denoncuar një automjet i vjedhur në komunën e Çairit. Dhe ne si ministri e Punëve të Brendshme ndërmarrim masa dhe aktivitet e për gjetjen e automjetit të vjedhur. Dhe kemi një automjet të vjedhur edhe në territorin e Komunës së Butelit’ deklaroi Toni Angellovski, MPB.
Nga MPB theksojnë se ditë më parë e kanë kapur një grup në Komunën e Shuto Orizares, i cili ka vjedhur pajisje nëpër automjete si akumulatorë dhe pajisje të tjera. Ndërkohë në Koliçanin e Epërm është gjetur edhe një veturë e vjedhur në Kosovë.
Mefail Ismaili
You may like

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se është shtruar në spital për çrregullime të të ngrënit

Aktorja Dafne Keen flet për Hollywood-in: Më ofruan kokainë kur isha 11 vjeçe










