Showbiz
Bebe Rexha tregon se ka nisur përgatitjet për rolin e saj në “Queenpins” gjatë “People’s Choice Awards”
Published
6 years agoon
By
admin
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë e pranishme mbrëmë (e shtunë) në evenimentin madhështor të ndarjes së çmimeve, “People’s Choice Awards”.
Ajo mori vëmendje me dukjen ekstravagante, teksa prezantoi njërin prej çmimeve që i takonte emisionit Ellen DeGeneres.
Bukuroshja nga Dibra po ashtu ka folur haptazi në lidhje me debutimin e saj në aktrim, ku javë më parë njoftoi se do jetë pjesë e “Queenpins”.
Bebe Rexha (Foto: Getty Images)
“Do të fillojë me xhirime këtë javë”, tha ajo. “Kështu që Kristen Bell dhe Vince Vaughn shpresoj se nuk do të ngatërrohen me këtë”.
Bebe tha se është ‘e vështirë të aktrosh dhe të këndosh’, por ajo ka qenë një ‘bletë e zënë’ duke marrë mësime aktrimi përmes ‘Zoom’. “Unë jam duke bërë pjesën time në makinë, duke bërë një skenë ngasjeje”, shtoi ajo. “Me të vërtetë është argëtuese”.

Foto: YouTube
Së bashku me angazhimin në film, ylli theksoi se ka qenë e vështirë për të punuar në muzikë, duke përmendur bashkëpunimin e saj të fundit “Baby, I’m Jealous” me Doja Cat.
Për duetin e ri, Bebe i tha Giuliana, “Ka qenë mjaft emocionuese të punoj me të”.
Para se të mbyllte intervistën, Rexha iu përgjigj një pyetjeje të fansave, në të cilën ata donin të dinin shfaqjen e fundit që shikoi.
“The Queen’s Gambit”, deklaroi ajo. “Jam e fiksuar, fuqizimi i gruas është kaq i fortë. Unë nuk kam të bëj asgjë me atë shfaqje, por thjesht e shikoj”. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










