Showbiz
Lyrical Son kujton i emocionuar luftën në Kosovë: Për ne ushtarët e UÇK-së ishin superheronj!
Published
6 years agoon
By
admin
Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, së bashku me deputeten Duda Balje dhe këngëtaren Eliza Hoxha.
Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë këto arrestimet e krerëve të lartë politikë nga Gjykata Speciale.
Reperi i labelit PINT e ka komentuar këtë situatë si tejet të pafavorshme për Kosovën, ndërsa ka kujtuar periudhën e luftës dhe faktin se si ndjeheshin të sigurte me praninë e UÇK-së.
Foto: Top Channel
“Në thjesht donim të shkolloheshim, të shihnim policë që flisnin shqip, donim jetë në shtetin tonë”, u shpreh ai gjatë intervistës në “Ftesë në 5”.
Tutje, Lyrical Son u shpreh se historia sipas tij është e shkruar në tri inicialet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Për tri shkronja të arta, UÇK, ka qenë diçka për ne si ata filmat me Superman. I kemi parë si heronj, si shpëtimtarë…”, ka thënë më tej rap-artisti.
Përndryshe, Lyrical Son është vetëm një nga të paktët figura publike nga fusha e artit që ka reaguar në lidhje me aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj emrave të njohur të UÇK-së si: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi ,Rexhep Selimi etj. /Telegrafi/
You may like

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027










