Showbiz
Arbana Osmani i reagon Ori Nebijajt pasi tha se ishte e zhgënjyer prej saj
Published
23 minutes agoon
By

Marrëdhënia mes moderatoreve Ori Nebiaj dhe Arbana Osmani është rikthyer në vëmendje pas një deklarate të drejtpërdrejtë në emisionin, “Goca dhe Gra”.
Gjatë një bisede me Jonida Maliqin, ajo u pyet për personazhet publikë që, sipas saj, janë ndryshe në ekran nga mënyra se si sillen në jetën e përditshme.
Në mesin e emrave përmendi edhe Arbanën, duke pranuar se ishte zhgënjyer prej saj.
– YouTube www.youtube.com
“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u shpreh moderatorja.
Pas kësaj deklarate, Arbana publikoi në Instagram një mesazh që tërhoqi vëmendjen: “Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”.
Edhe pse nuk përmendi emra, koha e publikimit bëri që ndjekësit ta interpretonin shprehjen si një përgjigje të mundshme ndaj deklaratës së Nebiajt.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Ori flet publikisht për raportin me ish-kolegen.
Foto: Instagram
Në një intervistë të mëparshme, Ori ka deklaruar se nuk flet me Arbanën. /Telegrafi/
You may like

Lela Seferi: Me një pagë mesatare nuk do të mund të jetoja

Loredana Brati bën gafën e parë si prezantuese e ‘Big Talk’, momenti bëhet viral në rrjete sociale

Akili ofendon rëndë Sharrin: Je i paburrë, e di çfarë bën me meshkujt jashtë

“Psikologia na akuzoi se nuk ishim prindër të denjë”, mes emocionesh Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë në detaje rrugëtimin e djalit me autizëm

“Nëse e ke respektuar gruan, pse u ndave me të?”, Nichi përballet ashpër me Fuegon në BBVK 5

Afrona Dika martohet me biznesmenin zviceran James Dyer Smith, çifti në pritje të fëmijës së parë











