Showbiz
Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim
Published
23 hours agoon
By

Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke sjellë një tjetër dukje elegante dhe tejet atraktive.
Artistja ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit pamje nga paraqitja e saj në një event të mbajtur së fundmi në Las Vegas.
Rexha kishte zgjedhur një fustan të gjatë, në nuancë shampanje, të dekoruar me gurë dhe detaje vezulluese, i cili theksonte siluetën e saj.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Dukjen e kishte kompletuar me një pelerinë të shkurtër prej gëzofi në ngjyrë të çelët, ndërsa flokët bionde dhe grimi i theksuar i jepnin edhe më shumë elegancë paraqitjes së saj.
Fotografitë kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të artistes, e cila vazhdon të jetë një nga emrat e njohur të muzikës pop me origjinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, ky ka qenë një vit i rëndësishëm edhe në aspektin muzikor për Bebe Rexhën. Në muajin qershor, ajo publikoi albumin e saj të katërt në studio, “Dirty Blonde”, i cili u prit me interes nga fansat dhe shënoi një tjetër kapitull në karrierën e saj muzikore. /Telegrafi/



You may like

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027










