Maqedoni
Zelensky shtron iftar për ushtarët myslimanë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shtruar iftar për myslimanët të cilët shërbejnë në ushtrinë e Ukrainës.
Sipas presidentit ukrainas, tani e tutje kjo darkë do të bëhet tradicionale gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Sot ne fillojmë një traditë të tillë për Ukrainën, një iftar në nivel zyrtar, së bashku me heronjtë tanë, ushtarët e pranishëm myslimanë, së bashku me mexhlisin e popullit tatar të Krimesë dhe përfaqësuesit e të gjithë komunitetit mysliman të Ukrainës. Për më tepër, ne me këtë konfirmojmë se vlerësojmë çdo person dhe komunitet”, deklaroi Zelensky
Zelensky theksoi se diversiteti është baza e karakterit të Ukrainës së pavarur, të cilën çdo kush e dëshiron.
“Dhe ky karakter të na fuqizon gjithmonë dhe të na drejton drejt veprave të mira”, tha ai.
Zelensky përfundoi duke pohuar se është mirënjohës ndaj myslimanëve të vendit dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar mysliman, të cilët, ashtu si ukrainasit, kërkojnë paqe dhe mbrojtje nga e keqja.
Në këtë iftar morën pjesë edhe zyrtarë ukrainasë si Shefi i Zyrës së Presidentit Andriy Yermak, zëvendësit e tij Andriy Sybiha dhe Roman Mashovets, Përfaqësuesja e Përhershme e Presidentit të Ukrainës në Republikën Autonome të Krimesë Tamila Tasheva, Kryetari i Mejlisit të Tatarit të Krimesë Refat Chubarov dhe anëtarët e Mejlisit , Kryetari i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës Rustem Umerov, Zëvendës Ministrja e Parë e Punëve të Jashtme të Ukrainës Emine Dzhaparova, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Ukrainës Alim Aliev, këngëtarja Jamala, përfaqësues të publikut dhe institucioneve diplomatike.
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










